Facebook shuhet per 17 minuta

Facebook 'shuhet' per 17 minuta

Rrjeti social “Facebook” u bllokua për një numër të madh përdoruesish në Shtetet e Bashkuara, mbasditen e së mërkurës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Ndërsa “Global News” shkruan se problemi ka prekur SHBA-të, Kanadanë dhe të gjitha vendet e botës. Ky ishte rasti i fundit i bllokimit të rrjetit më të madh social të botës. Shumë përdorues raportuan se morën një mesazh gabimi “e pamundur të lidheni me internetin”, gjatë kohës që po përpiqeshin të futeshin në rrjet. Fatmirësisht, shërbimi u kthye pas rreth 17 minutash pasi ishte ndërprerë. Ndërsa kompania “Facebook” nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama