Facebook rrit te ardhurat me 40 per qind i bien fitimet

Facebook rrit te ardhurat me 40 per qind, i bien fitimet
Rrjeti i medias shoqërore Facebook raportoi një rënie të fortë në fitime, e shkaktuar kjo pjesërisht nga rritja e shpenzimeve në kërkim dhe zhvillim. Facebook realizoi fitime prej 64 milionë dollarësh në tre muajt e fundit 2012, në krahasim me 302 milionë dollarë të realizuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat qenë 40 për qind më shumë dhe arritën në 1.6 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të një rritjeje të madhe në të ardhurat nga reklamat. Një e katërta e reklamave erdhi nga platformat mobile.

Aksionet e kompanisë në bursë ranë me 6 për qind të tjera në Nju Jork. Kompania filloi të shesë aksione në bursë për publikun e gjerë për herë të parë në maj 2012 për 38 dollarë, por vlera e tyre u përgjysmua deri në shtator. Që nga ajo kohë, vlera e aksioneve është rikuperuar disi dhe tashmë ato shiten për 31 dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama