Facebook rivalizon Youtube per videot ne rrjet

'Facebook' rivalizon 'Youtube' per videot ne rrjet

Rrjeti social “Facebook” po teston një metodë të re për hedhjen  dhe shpërndarjen e videove në platformën e saj. Kështu, “Facebook” po synon të shndërrohet në rivalin më serioz të platformës “Youtube” të “Google”.

Ekspertët shprehen, se projekti i “Facebook” është kërcënimi më serioz që “Youtube” e “Google” ka parë ndonjëherë dhe mund t’i japë fund hegjemonisë disavjeçare të këtij rrjeti në botën e internetit.

Ian Maude i Enders Analysis është shprehur: “Që tani Facebook ka 20% të kohës së njerëzve që lundrojnë në internet dhe ka një masë të dhënash të jashtëzakonshme mbi përdoruesit e tij, që është mjaft interesante për kompanitë e marketingut”.

Si fazë e testimeve që është, aktualisht platforma e videove shfaqet në dy metoda, si në versionin web ashtu edhe në atë të aplikacioneve të rrjetit social. Sipas rrjetit social, synimi është që përdoruesit ta kenë më të lehtë “gjetjen, shikimin dhe shpërndarjen e videove të ngarkuara në serverat e “Facebook”.

"Facebook" deklaron se në fazën e testimit vetëm një grup i vogël i përdoruesve të tij do të jenë në gjendje të shohin platformën video…dhe me “grup të vogël” “Facebook” nënkupton disa milionë përdorues.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama