Facebook parashikon se kur ndaheni & lidheni

Facebook parashikon se kur ndaheni & lidheni

Një shkrim shkencor, i shkruajtur nga një shkencëtar i vjetër i Facebook-ut, tregon se rrjeti social “Facebook”, jo vetëm që zbulon se më kë dilni, por edhe se kur do të përfundojë lidhja juaj. Natyrisht që kjo zbulohet pa shikuar statusin tuaj në Facebook, nëse jeni në një lidhje apo jo.  Në studimin e realizuar nga Lars Backstrom dhe Jon Kleinberg, u përdorën të dhënat anonime të 1.3 milionë përdoruesve për të analizuar llojin e miqësisë që ata kishin në internet, duke parë se sa miq  të përbashkët kishte secili nga ata, kush ishte mik me miqtë e tyre, etj.

Në studim u përfshinë personat 20 vjeç e sipër dhe kryesisht ata që përshkruanin se ishin në një marrëdhënie si dhe kishin nga 50 deri në dy mijë miq në Facebook.  Për ta realizuar këtë studim, atyre iu desh të kërkonin përmes 379 milionë nyjeve dhe 8.6 miliardë linqeve në internet.  Backstrom dhe Kleinberg zbuluan se të shikoje vetëm se sa miq të përbashkët kanë dy persona, që mendohet se kanë një lidhje bashkë, nuk ishte një tregues se këta dy persona ishin të lidhur. Ndërsa fenomeni i njohur si “shpërndarje” në Facebook, tregonte shumë më shumë, raporton "The Indipedent".

Një “shpërndarje e paktë”, cilësi kjo që nuk kishte të bënte me çiftet, tregon se jo vetëm që dy personat kanë një numër të madh miqsh të përbashkët, por këta miq e njohin njëri-tjetrin.  Rezultoi se çiftet e dashuruar vepronin si ura lidhëse ndërmjet lidhjeve individuale, duke i përzierë njerëzit me njëri-tjetrin dhe duke krijuar kështu grupe shoqërore.  Për shembull, ti mund të dalësh për një kafe me shokë të dashurit tënd dhe ndërkohë mund të sjellësh disa nga shoqet e tua në kafe. Duke përdorur këtë metodë, Backstrom dhe Kleinberg, në 60% të rasteve zbulonin se kush ishte gruaja e dikujt apo të gjenin partnerin e dikujt tjetër, metode e cila funksiononte në një nga tre raste.

Studimi parashikonte edhe se kur çiftet mund të ndaheshin.  Kështu lidhjet të cilat nuk ishin  “njollosur” përgjatë fenomenit të shpërndarjes, ishin më të predispozuar për t’u ndarë në dy muajt e ardhshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama