Facebook paguan me shume se sa PBB i Shqiperise per te blere WhatsApp

Facebook paguan me shume se sa PBB i Shqiperise per te blere WhatsApp

Me 16 miliardë dollarë (të gjitha mediat flasin për 19 mld por USA Today thotë 16 mld $), rrjeti social Facebook planifikon të blejë WhatsApp-in. Shuma është më e madhja në histori në fushën e teknologjisë. Por çfarë mund të blinte tjetër me këtë shumë Facebook  për të bërë një krahasim të prekshëm?

 

Sa u takon ekonomive kombëtare, “USA today” thotë se, shuma që do të përdorë Facebook për blerjen e whatsApp është e tejkalon Prodhimin e Brendshëm Bruto të disa vendeve, mes të cilave ndodhet dhe Shqipëria. Sipas, librit të fakteve të CIA-s, PBB-ja e Shqipërisë është 12.38 miliardë dollarë.

 

Nëse e krahasojmë me makinat, me këtë shumë parash do të bliheshin 68,519 2013 Ferrari 458. Ndërsa nëse e krahasojmë me orët e dorës, me do të blinim më shumë se gjysmë milionë ora me vlerë 30 mijë dollarë.

 

Nëse pasioni juaj janë filmat, atëherë po ju themi se kostoja e fituesit të çmimit “Oskar” në vitin 1997, “Titanic”, ishte 200 milionë dollarë. Me 16 miliardë dollarë do të bëheshin 80 filma të tillë. Por me gjithë këtë buxhet, sigurisht që Leonardo DiCaprio do të priste rritej page.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama