Facebook me fytyre te re ja cfare ndryshon

Facebook me fytyre te re, ja cfare ndryshon
Facebook ka prezantuar sot ndryshime të konsiderueshme në atë që quhet “News Feed” apo faqja e parë  që përdoruesit shohin kur hyjnë në rrjetin social.Vetë themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroi “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar. Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lehtë shikimin për ekranet e celularëve. Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve. Kjo e fundit është përmirësuar pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim që ata bëjnë.

Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë.Facebook ka bërë me dije se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet e celularëve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama