Facebook krijon ikonen Shqiptar

Facebook krijon ikonen Shqiptar

Prej ditës së djeshme rrjeti social Facebook ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re. Bëhet fjalë për një ikonë lumturie që ka të bëjë me shqiptarët dhe quhet: “i lumtur që ndihem shqiptar”. Padyshim që ky fakt ka bërë të ndihen mirë miliona shqiptarë që e përdorin Facebook –un. Por nga ana tjetër ka shkaktuar një reagim të ashpër të mediave serbe. Lapsi.al sjell reagimin e gazetës Telegraf.rs. Ajo e konsideron këtë si skandal. E quan një gabim gjuhësor dhe thotë se mbetet të shihet reagimi që do të shkaktojë në Serbi e Kosovë. Po ashtu thotë se do të ishte mirë që Facebook të jepte një shpjegim se çfarë do të thotë "të ndihesh shqiptar". Edhe mediat ruse e kanë quajtur këtë fakt si skandal. Por teksa rusët e serbët duket se po çmenden, në Shqipëri e Kosovë shqiptarët kanë nisur ta vendosin këtë risi si status në faqet e tyre të Facebook -ut. Emocioni “i lumtur që ndihem shqiptar” mund të gjendet lehtësisht tek ikonat poshtë hapësirës ku shkruhen statuset dhe është i pari që del në radhë, sapo të klikosh mbi të.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama