Facebook do te transkriptoje mesazhet zanore

Facebook do te transkriptoje mesazhet zanore

Përse të shkruani në Facebook, kur ky i fundit mund ta bëjë për ju? Një tipar i ri për aplikacionin Messenger në Facebook, është se ai do të shkruajë automatikisht mesazhe zanore të dërguara nëpërmjet këtij shërbimi. Kështu njoftoi zëvendëspresidenti David Marcus, që merret me mesazhet e rrjetit më të madh social në botë.

Aktualisht, Messenger-i i lejon njerëzit të dërgojnë mesazhe me zë. Ju mund të trokisni lehtë një një ikonë tip mikrofon, dhe të flisni në telefonin tuaj duke përcjellë mesazhin tuaj në formën e audios.

Por përditësimi i ri, për të cilin Marcus thotë se është punuar disi në një "shkallë të vogël", do të ketë një ikonë përmes së cilës ju do të mund të bëni transkriptimin e zërit tuaj, në mënyrë që mesazhi të shkojë atje ku dëshironi në formën e një shkrimi/teksti.

Ata të cilët kanë akses në këtë lloj aplikacioni, janë audienca ku po bëhen testimet e para. Që nga nëntori i vitit 2014, janë më shumë se 500 milionë njerëz që përdorin Messenger-in, dhe shumica prej tyre me siguri të gëzohen nga risia e Facebook-ut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama