Facebook aplikacion per bizneset

Facebook, aplikacion per bizneset

Facebook po i drejtohet kësaj here edhe botës profesionale.

Kompania e mirënjohur bëri publike që një vit më parë aplikacionin e ri “Facebook at Work”, i cili lejon përdoruesit të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve në grup dhe thirrjeve me audio.

Tani është krijuar një version tjetër i këtij aplikacioni për pajisjet mobile, i quajtur “Work Chat”.

Ky aplikacion është i ngjashëm me “Facebook Messenger”, vetëm se ofrohet ekskluzivisht për bizneset.

Që ta përdorni atë, kompania juaj duhet të regjistrohet në “Facebook” dhe pastaj mund të krijoni rrjetin tuaj social me punonjësit e tjerë brenda “Facebook”.

“Me aplikacionin e ri për pajisjet mobile do ta keni më të lehtë që të jeni në kontakt me kolegët.”- thuhet në njoftimin e kompanisë.

Aplikacioni “Work Chat” është në dispozicion aktualisht vetëm për pajisjet Android, ndërsa versioni iOS është duke u zhvilluar.

Kleçka: Ju duhet të keni një llogari të hapur te “Facebook at Work” për ta përdorur atë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama