Evitimi i luftrave Fan S. Noli kerkonte nje Federate Ballkanike

Evitimi i luftrave, Fan S. Noli kerkonte nje Federate Ballkanike

Ballkani është konsideruar gjithnjë si një fuçi baruti. Luftrat e shumta që kanë ndodhur në këtë rajon kanë shtyrë mjaft lider dhe intelektual që të kërkojnë një zgjidhje për të vendosur paqen në rajon. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve sot Ballkani edhe pse pa luftra vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë në Europë.

 

Një zgjidhje për paqen në Ballkan e ka pasur edhe ish kryeministri shqiptar, Fan S. Noli, i cili shikonte si mundësi të vetme për një rajon të qetë, krijimin e një Federate Ballkanike. Në Federatën e republikave fshatare, siç e quan Noli, çdo popull do të ketë republikën e tij kombëtare. Ai konsideron këtë si mënyrën e vetme që paqja të vendoset në Ballkan dhe Europa të shpëtojë nga shpërthimi i një lufte.

 

“Dhe ne e dimë tashmë, se luftë në Ballkan do të thotë luftë për gjithë Europën. Shpëtimi prej kësaj gjendjeje do të vijë nga një Federatë Ballkanike, nga një federatë pa shtypës dhe të shtypur, të çliruar nga fashistët e brendshëm dhe nga imperjalistët e jashtëm, një Federatë, ku çdo popull do të ketë republikën e tij kombëtare, një Federatë e republikave fshatare. Vetëm një federatë e tillë mund të sigurojë paqen dhe lirinë në Ballkan dhe të shpëtojë Europën nga shpërthimi i një lufte”, deklaronte Noli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama