Europa pret me ankth eklipsin historik

Europa pret me ankth eklipsin historik

Një eklips diellor do të bllokojë rreth 90 përqind të dritës së diellit nëpër Europë muajin që vjen. Ai do jetë eklipsi më i madh i llojit të tij në 16 vite. Më 20 mars, Hëna do të kalojë përpara Diellit, duke lëshuar një hije në Tokë. Ndërkohë operatorët e sistemeve të energjisë kanë paralajmëruar se eklipsi përbën një rrezik serioz për ndërprerje energjie në mbarë Europën.

Kjo vjen edhe për shkak se kontinenti është gjithmonë e më shumë i varur nga energjia diellore. Energjia diellore tani përbën 10.5 përqind të burimeve të rinovueshme të energjisë, nga 0.1 që ishte në vitin 1999. Eklipsi total do shihet në Norvegji. Kjo do jetë ngjarja më e rëndësishme e këtij lloji që prej 11 gushtit 1999. Astronomët thonë se nuk do ketë një eklips tjetër total deri në vitin 2026.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama