Temperaturat rekord nen zero ne disa pjese te Europes Lindore kane detyruar gjigantin rus te naftes Gazprom te paralajmeroje per furnizimin e kontinentit te vjeter me gaz. Burime prane kompanise qe siguron 25% te gazit te importuar europian, thone se kane me shume kerkesa nga sa munden praktikisht te realizojne. Europa ka shijuar nje mot relativisht te bute deri fundjaven e kaluar, por nje mase te ftohti siberian, e shoqeruar me erera te acarta dhe debore, i dha fund ketyre diteve.
Rrjeti i gadishmerise per motin, Meteo-alarm, paralajmeroi per kushte ekstremisht te rrezikshme ne disa pjese te Europes Lindore, perfshire Serbine, ku nje person i katert humbi jeten gjate nates nga ngricat.Forcat e sigurise aty dhe ne Bosnje fqinje kane perdorur helikopteret per te derguar ndihma ushqimore ne zonat e izoluara nga debora.
Reshjet e dendura te kesaj te fundit kane prekur edhe jeten e perditshme te banoreve ne disa qytete te Turqise, ku ka patur kaos te trafikut e bllokim te rrugeve. Shume fluturime jane anulluar apo kane patur vonesa ne aeroportin e Stambollit. Termometri ka shenuar nivelin rekord te -30 gradeve celsius ne Bullgari, ku sipas te perditshmes vendase Trud, ne kryeqytetin Sofje kane ngrire deri dhe bankomatet. 8 vete kane vdekur nga i ftohti në Sofje dhe 14 te tjere ne Rumani. Temperatura nen zero e ngrica kane shenuar edhe Polonia, Hungaria Sllovenia, Belgjika e Hollanda.











