Eshtrat e perandorit gjenden pas 26 vitesh!

Eshtrat e perandorit gjenden pas 26 vitesh!

Pas 26 vjet kërkimesh shkencore, pikërisht 1 200 vjet pas vdekjes së perandorit të parë post-klasik perëndimor, shkencëtarët lajmërojnë se eshtrat e varrosura në katedralen e Aachen-it në Gjermani, janë të Charlemagne. Mbetjet mortore nga eshtrat e tij kanë vërtetuar se janë të perandorit në fjalë, i cili në shtetin gjerman njihej si  “Karl der Grosse”, në Francë si “Charlemagne”, “Karli i Madh” ose “Karli i Gjatë”.

 

Dhe pikërisht hulumtimet e bëra na tregojnë se ekspertiza shkencore na tregon në prova e fakte se eshtrat i përkasin perandorit. Mbetjet mortore që u gjetën në sarkofagun e artë, i cili është hapur në vitin 1988, sipas shkencëtarëve i takojnë një burri shtatlartë, të dobët, dhe të moshuar.

 

Sipas rezultateve të vitit 1988 e deri më sot, mund të them se të gjitha gjetjet na çojnë se ky skelet është i Charlemagne”, - ka thënë Frank Ruehli, profesor në institutin e anatomisë në universitetin e Zurich-ut, që është pjesë e ekipit shkencor. Charlemagne, ishte mbret i frankëve (686-814), mbret i lombardëve (774-814), dhe perandor i kurorëzuar në perëndim nga Papa Leo III, që më vonë njihet si Perandoria e Shenjtë Romake. Shkencëtarët thonë se ai ishte 60 ose 70 vjeç, kur vdiq në vitin 814.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama