Ermonela Jaho shkelqen ne skenen franceze

Ermonela Jaho, shkelqen ne skenen franceze

Superbë, sublime, e mrekullueshme... Gjithe dritë dhe një zë që magjeps. Këto kanë qënë cilësoret e përdorur për të futur në kornizë gjithë talentin që ka shpërthyer nga mbretëresha shqiptare e lirikës, Ermonela Jaho.

E konsideruar nga prezantuesi francez i spektaklit unik “nje soprano shqiptare gjithë drite” Jaho ishte pika kulmore e ‘Musiques en Fete’ në skenën e Teatrit Orange, mes zërave më të mëdhenj klasikë, të cilët çdo vit mblidhen në një koncert unik të shoqëruar prej 200 muzikantëve dhe koristëve.

Përballë 8 mijë spektatorëve në shkallët e teatrit antik dhe miliona telespektatorëve që kanë ndjekur mbrëme direkt në France 3, sopranoja shqiptare përveçse interpretoi në mënyrë shumë të ndjerë arien e Donizettit nga opera Maria Stjuarda, ajo gjithashtu ka dëshmuar se është një shqiponjë krenare teksa bashkoi duart në simbolin e kthyer tashmë në identifikues për shqiptarët kudo në botë.

Nga stadiumet franceze ku kombëtarja dhe tifozet shqiptare, Ermonela Jaho e ka lartesuar simbolin shqiptar në skenën antike të Orange. Aty ku ngjiten zërat më të mirë të konfirmuar në skenën klasike si dhe artistë të famshëm të varietesë franceze, instrumentistët e orkestrës Filarmonike të Monte-Carlos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama