Erion Veliaj, ka ftuar për një debat publik rivalin e tij, Halim Kosova. Gjatë një dëgjesë publike në Njësinë Bashkiake nr.3, Veliaj, ndërsa fliste për funksionimin e sotëm të Bashkisë së Tiranë, i drejtoi një ftesë publike kandidatit të opozitës për bashkinë më të madhe në vend.
“Unë kam tre ditë që kërkoj, të bëjmë një debat. Dikush duhet të mbaj llogari për këtë. Të vij dioktor Halimi megjithë respektin që kam, por të vij të bëjmë një debat. Unë ju thash çfarë mendoj, por pyetja është çfarë mendon ai, jashtë laboratorit të filmave që prodhon kaseta për emisione një ditë me vonesë, po më mirë është që ta dimë këtu drejtpërdrejtë çfarë mendon ai”, – tha Veliaj.
Debati i fundit për kryeqytetin ështe zhvilluar në vitin 2000 mes Ramës dhe Mustafajit.