Qytetarët shqiptarë do të bëhen gati për një vit më të vështirë fiskal, duke filluar me energjinë elektrike deri te qarkullimi. Enti Rregullator i Energjisë elektrike ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë të bëhet 9.5 lekë, e cila bashkë me TVSH-në, shkon në 11.4 lekë. Duke filluar nga 1 janari, qytetarët do ta paguajnë me çmim të njehsuar dhe nuk do të ketë më fashë, e cila shërbente për ndarjen e çmimit të energjisë.
Qytetarët që harxhonin deri në 300 kw, tashmë do të paguajnë rreth 5 mijë lekë më shumë për energjinë elektrike. Një taksë e mjaft e ndjeshme për xhepat e qytetarëve është edhe rritja e taksës së qarkullimit e cila ka hyrë tashmë në fuqi dhe rritet me lekë . Kështu taksa nga 17 lekë/litër bëhet në 27 lekë/litër. Ky vit do të jetë më i shtrenjtë edhe për duhanpirësit, pasi me rritjen e akcizës së cigareve një paketë tashmë do të kushtojë 20 lekë më shumë.