Enciklopedia Maqedonase autoret kembengulin Sqarime shtese por nuk heqim asgje

Enciklopedia Maqedonase, autorët këmbëngulin: Sqarime shtesë, por nuk heqim asgjë
Ndërkohë historianë maqedonas dhe shqiptarë në një debat shkencor thanë se pjesë të tëra të zërave për shqiptarët janë të pavërteta. Zoti Ristevski tha se në ndryshimet që u paralajmëruan nuk do të thotë se do të hiqen pjesët e diskutueshme, por do të ketë sqarime shtesë. "Me shtimin e një ose dy fjalëve, të saktësohet pjesa, që të dihet se kur vijnë në mënyrë masive shqiptarët në Maqedoni, sepse atje është e shkruar se kryesisht vijnë nga shekulli 16," tha redaktori i enciklopedisë së debatueshme.

"Është e vërtetë se individë, por edhe grupe kanë ardhur edhe më herët, por autoktonia është diçka tjetër, autoktoni ka në Shqipëri," tha zoti Ristevski. Ai gjithashtu thotë se ai kërkon nga SHBA dhe Britania e Madhe argumente se nuk janë të vërteta sygjerimet e enciklopedisë se ushtarët e këtyre dy vendeve kanë stërvitur UÇK-në. "Le të japin ata fakte se si ka qënë, ky nuk është problemi ynë," tha zoti Ristevski.

 Reagimet Partitë opozitare maqedonase dhe ato shqiptare kërkojnë përgjegjësi politike ndërkohë vërejtje ka shrehur edhe ambasada bullgare. Në një debat shkencor, ku merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe maqedonas u tha se pjesët për shqiptarët, "janë shkruar nga njerëz jokompetentë", "janë të pasakta", "citimet nga autorët nuk janë të vërteta", ato janë "tendencioze" dhe autorët që i kanë shkruar kanë shprehur "paragjykimet personale" në raport me shqiptarët. Historiania Kateriana Todoroska nga Instituti i Historisë së Maqedonisë dha një shembull: "Lëshim i madh për Encikliopedinë, për shembull është pjesa për 'Pakicën Maqedonase në Shqipëri', të cilën e ka shkruar Aneta Svetijeva, profesore në Fakltetin e Matematikës, e cila ka doktoruar në Beograd me temën 'Tavanet, dollapet dhe dritaret e gdhendura në Maqedoni'," sqaroi historiania Todoroska.

Akademiku Ali Aliu kërkoi ndryshimin e plotë të këshillit të redaktorëve. "Duhet të bëhen ndryshime në ekipin që ka përpiluar botimin e parë, për arsye se nuk bëhet fjalë vetëm për lajthitje, mosdije, injorancë, por aty në mënyrë shumë plastike vërehet një ngarkesë, animozitet," tha zoti Aliu. Enciklopedia ishte në qendër edhe të debateve politike. Në Parlament nga opozita maqedonase dhe partitë shqiptare kërkohet përgjegjësi politike. I pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga gazetarët, kryeministri Nikolla Gruevski refuzoi që të distancohet nga enciklopedia duke thënë se Akademia e Shkencave është një institucion i pavarur dhe ai nuk do të ndërhyjë në punën shkencore. Ndërkohë veç debetave brenda vendit, Enciklopedia Maqedoase po ngjall edhe reagime ndërkombëtare.

Pas Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, tani edhe Bullgaria ka shprehur rezervat e saj. Me anë të një komunikate pa dhënë hollësi për cilat pjesë, Ambasada e Bullgarisë thotë se në enciklopedi përdoret "gjuhë e kohës së luftës së ftohtë që nuk kontribuon në marrëdhëniet fqinjësore".


BBC




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama