Emigranti i paguan dritat 100-vjecares ISHS Do ti japim ndihme sociale

Emigranti i paguan dritat 100-vjecares, ISHS: Do t'i japim ndihme sociale

Një lajm i mirë është mësuar sot sa i përket 100-vjeçares, së cilës i kishin prerë dritat prej dy muajsh. Bëhet fjalë për Barbulla Pepën, mirditorja e cila jetonte e vetme në Fang të Mirditës, e braktisur dhe pa përkrahje.

Pas solidaritetit të pafund të shqiptarëve anembanë, rast i veçantë ishte ai i një emigranti mirditor që vendosi t’i paguante detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, çka bëri që nënë Barbulles t’i rikthehen dritat.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Drejtorisë së Shërbimit Social në Lezhë. Drejtoresha e këtij institucioni Ardiana Jaku pohon se punonjësit e Shërbimit Social do t’i gjendën pranë të moshuarës, e cila jeton e vetme në kushte të vështira ekonomike.

Jaku pohoi se të 100-vjeçares do t’i lidhet një ndihmë sociale, si dhe nuk do të mungojnë ndihmat bazë ushqimore, materiale dhe në veshmbathje. Ajo shtoi se është në bisedime me kreun e Bashkisë së Mirditës, në mënyrë që të moshuarës t’i ofrohet asistenca e nevojshme në çdo drejtim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama