Elbenita Kajtazi- Pas koncerit te sukseshem ne Kore gati per ne festivalin Festspiele ne Salzburg

TIRANË, 7 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Sopranoja e njohur nga Mitrovica, shqiptarja Elbenita Kajtazi, artistja e Filarmonisë së Kosovës dhe Operas Berlineze, ka performuar së fundmi në një koncert në Korenë e Jugut.

"Fluturimi i tretë me rradhë sot më dërgon në Koren e Jugut , aty ku edhe do këndoj me Orkestrën Simfonike të qytetit të Daegut , në koncertin festiv të festivalit Operistik" shkruan artistja vetëm dy ditë më pare në facebook.

Dhe pikërisht në Daegu, në shtepinë operistike "Opera House", Elbenita ka zhvilluarsot një tjetër koncert të sukseshëm, ku gjatë përfundimit dhe nuk ka hezituar të postojë në proflinin e sajë në rrjetin social facebook edhe ndjesinë dhe fotografitë me koleget Koreane, apo edhe me drejtorin e shtëpisë Operistike të Shangait dhe koleget e sajë Kineze.

Solistja e "Deutche Oper" së bashku me orkestrën simfonike të këtij teatri operistik, si dhe me shoqërinë e këngëtarëve të Operas së Shangait, u ngjit sot në skenën e kontinetit Aziatik, ku arriti një tjetër prezantim dijnitoz .

Verën e vitit që vjen Elbenita do të jetë pjesë e festivalit prestigjioz "Festspiele" festivalit madhështor të muzikës operistike që do të zhvillohet në Salzburg.

"Në Salzburg udhëtova për shkak se kisha një audicion për festivalin madhështor të Salzburgut në vitin 2016, dhe me shumë lumturi e them që verën e ardhshme do të jem pjesë e këtij festivali prestigjioz ose më mirë të them festivalit më të madh në gjithë botën për muzikën operistike" është shprehur për mediat kosovare ylli më i ri i muzikës klasike Elbenita Kajtazi. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama