Ekuacioni qe parashikon lumturine

Ekuacioni qe parashikon lumturine

Për një kohë të gjatë është bërë e ditur se lumturia varet nga situata të ndryshme të jetës. Tani shkencëtaret kanë formuluar një ekuacion që mund të parashikojë lumturinë momentale. Skanimet në tru gjithashtu treguan se lumturia lidhet me disa zona të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien.  

 

 “Ne mund të shikojmë vendimet që janë marrë  në të kaluarën dhe rezultatet e vendimit dhe mund të parashikojmë në mënyrë ekzakte se sa i lumtur ju jeni në çfarëdo momenti”, tha Dr. Robb Rutledge nga Universiteti i Londrës. 

 

Për të ndërtuar modelin matematikor që mund të parashikojë lumturinë, skuadra ka analizuar rezultatet e 26 njerëzve të cilët janë vënë në një provë ku ata duhet të zgjedhin midis shpërblimeve afatgjata dhe momentale. 

 

Më pas ekuacioni është aplikuar nga mbi 18,000 njerëz të cilët e luajtën lojën e riskut, The Great Brain Experiment, në celularët e tyre. 

 

Ata janë treguar të kënaqur që ekuacioni i tyre ka shpjeguar se si funksionon lumturia por ata e kanë akoma të paqartë se si ekuacioni  mund të vihet në zbatim për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth lumturisë  në jetën reale.  Studimi gjithashtu tregon se lumturia varet nga hapësira që ekziston ndërmjet asaj që pritet të ndodhë dhe asaj qe ndodh me të vërtetë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama