Ekrani i Samsung Galaxy S6 do te thyeje rekordin?!

Ekrani i Samsung Galaxy S6 do te thyeje rekordin?!

Samsung Galaxy S6 i ri pritet që të thyejë rekordin me ekranin e tij, pasi ai do të jetë i lakuar. Ky ekran do të rrethojë telefonin në tre anët e tij. Telefoni i ri do të zbulohet në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, ku Samsung do të prezantohet më 1 mars. Samsung do të vijë me një ekran të lakuar, falë të cilit përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin edhe dy pjesët anësore të telefonit, të shndërruara në një miniekran.

Kompania do të nxjerrë dy versione të telefonit, një nga të cilat do të shfaqet me ekran të lakuar, sipas “The Indipendent”. Të dy do të kenë skelet metalik, ekranet 5,1 inç dhe kamera 20 megapixel.

Bateria mund të jetë në gjendje të zgjasë katër orë, pas vetëm 10 minutash karikim, dhe ajo do të jetë në gjendje që të përdorë teknologjinë wireless, sipas raporteve. Ekrani i treanshëm mund të jetë gjithashtu një pjesë e thashethemeve, pasi ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga kompania, megjithatë gjithçka do të shihet gjatë prezantimit të produktit më 1 mars.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama