Eg?rsia e bosit t? kuq dhe incidenti Korfuzit

Eg?rsia e bosit t? kuq dhe incidenti Korfuzit
Ja çfarë shkruante revista “Time” për zgjedhjen e Enver Hoxhës si lider. Përplasjet me Hrushovin, spastrimet dhe ekzekutimet politike të diktatorit

Evropa: E lirë dhe sekrete 10 dhjetor 1945
Enver Hoxha presidenti pro komunist i Shqipërisë, me një fytyrë prej fëmije, e dinte se zgjedhjet kushtetuese të kësaj jave i kishte në qese. 82 kandidatët e tij ishin caktuar për të çoroditur 20 njerëzit e tjerë aventurierë që ishin prezantuar në opozitë. Kështu ai lejoi një votim të lirë dhe të fshehtë, sipas një sistem të vrazhdë, por efikas. Ai funksiononte shumë mirë. Gratë muslimane veshur me të zeza, vajzat ushtare partizane me veshjet e beteje britanike, uniformat kafe të ish-luftëtarëve që vishnin kapele të kuqe, shkonin në votime. Secilit prej tyre iu është dhënë një top gome i madhësisë së një mermeri. Ata ishin të udhëzuar që të vendosnin duart e tyre, grushtin e mbyllur, në të gjitha kutitë e vogla për kandidatët e qeverisë dhe pastaj në kutinë e madhe për opozitën. Pastaj ata ngritën duart e tyre, hapën pëllëmbët, për të treguar se në njërën prej  kutive ata kishin lënë të binte topi prej gome. Kur çdo gjë përfundoi ata vallëzuan në rrugë, duke thirrur, "Enver Hoxha, Enver Hoxha." Numërimi  nuk do të përfundonte për disa ditë. Por ata e dinin se e ardhmja e tyre ishte në duart e këtij 37 vjeçari, lider që kishte mësuar frëngjisht, si një diplomat shqiptar në Belgjikë, menaxhonte një dyqan lulesh për të maskuar veprimtarinë e tij kundër mbretit Zog, drejtoi luftëtarët kundër italianëve dhe gjermanëve. Ai duhej, ata e dinin, i ktheu shpinën Italisë, e cila dikur drejtonte kursin e Shqipërisë. Enver Hoxha iu drejtua Lindjes, drejt Rusisë.
Egërsia
29 nëntor 1946
Që kur një ekip këshilltarësh dhe teknikësh ushtarak rus ranë janarin e kaluar, diktatori disi i ri 38 vjeçar,  Enver Hoxha ka qenë  i ashpër, si një djalë i vogël i cili mendon se vëllai i tij i madh mund të lëpijë këdo. Javën e kaluar sjellja e tij kishte arritur në një pikë ku Uashingtoni dhe Londra nuk mund t’ia lejonin më vetes ta injoronin atë. Lufta e Hoxhës, regjimi i stilit sovjetik nuk është njohur kurrë zyrtarisht nga Britania apo SHBA. Një mision amerikan kishte rekomanduar njohjen, me kusht që qeveria shqiptare do të nderonte traktatet rutinë të paraluftës mes SHBA dhe Shqipërisë. Hoxha e hodhi poshtë këtë kusht (i pranuar nga kolegu i tij Tito) dhe akuzoi  zyrtarët amerikanë se kishin  konspiruar kundër qeverisë së tij. Javën e kaluar Departamenti i Shtetit mbylli negociatat, i kërkoi leje qeverisë shqiptare  për të dërguar  dy anije në Durrës, porti detar numër 1 i Shqipërisë, për të marrë  misionin e saj. Hoxha refuzoi, ndërkohë protestoi në OKB (e cila ka refuzuar anëtarësimin e Shqipërisë) se kërkesa e SHBA ishte një "ndërhyrje tek sovraniteti shqiptar." Qeveria e SHBA-s nuk denjuan për ti dhënë një përgjigje protestës. Problemi u zgjidh  thjesht duke dërguar destrojerët në limitin detar të tre miljeve. Misioni dhe bagazhet e tij u tërhoqën nga një anije e vogël. Implikimi i pashmangshëm. Grindja e Hoxhës me Britaninë shkoi përtej përplasjes diplomatike. Majin e kaluar anija britanike Orion dhe Superb u futën në ngushticën e Korfuzit, nga 2 deri në 15 milje në korridorin e gjerë midis Shqipërisë dhe ishullit grek të Korfuzit. Një bateri shqiptare në breg hapi zjarr. Muajin e kaluar, destrojerët e Marinës Mbretërore, Saumarez dhe Volage, u përplasën në të njëjtën ngushticë, duke rënë në mina, dhe u shkatërruan. Viktima arritën në 38 të vdekur dhe 50 të plagosur. Indinjata britanike ishte e lartë. Tha një oficer i rangut të lartë të Royal Navy: "Nuk ka dallim në mes kësaj dhe bombardimeve të Flotës Britanike në Scapa. ... Në raste të tjera ne do të kishim pasur një skuadron britanik pranë bregut të kombit të përfshirë, dhe deri tani një ose dy divizione në tokë do të kishin siguruar se kush ishte përgjegjësi dhe do ta paguante në më shumë se një mënyrë....” Britanikët i morën gjërat në duart e tyre. Nga bordi qendror i Pastrimit të Minave, një organizatë e kombeve detare të botës, duke përfshirë Rusinë, që ka marrë leje për të pastruar ngushticën e Korfuzit. Javën e kaluar admiralët njoftuan se 22 mina, të gjithë që vinin nga stoqet gjermane, u shkatërruan. Në mënyrë diskrete ajo u rikujtoi se ngushtica kishte qenë pastruar për herë të parë  në gusht të vitit 1945. Implikimi se shqiptarët kishin vënë përsëri minat atje ishte i pashmangshëm.
Vdekje moskovitëve 28 prill 1961
Për gati të gjithë, përveç bosit të kuq Enver Hoxha, i cili është kacavjerrur dëshpërimisht në pushtet për 20 vjet, jeta në Shqipërinë e vogël mund të jetë brutale, e keqe dhe e shkurtër. Katërmbëdhjetë kampet e përqendrimit dhe një dyzinë burgjesh janë të mbushur me të burgosur që arrijnë rreth 30.000-gati 2% të popullsisë së përgjithshme. Policia e fshehtë favorizon me kaq rafinatesë kafazet elektrike, në të cilën korrenti rritet  gradualisht në mure dhe dysheme ndërsa viktimat kërcejnë në agoni. Enver Hoxha sheh armiq kudo. Ai e akuzon Jugosllavinë dhe Greqinë fqinje për planifikimin e ndarjes së Shqipërisë mes tyre, dhe ai burgos një admiral të marinës shqiptare si një bashkëpunëtor në këtë komplot të pazakontë. Kohët e fundit ai ka zhvilluar një frikë paranojake ndaj Nikita Hrushovit. Ai dyshon se Hrushovi mund të përpiqet ta sjellë përsëri Jugosllavinë në Moskë duke i ofruar  dorë të lirë Titos për të marrë Shqipërinë. Hoxha ka gjetur një aleat të besueshëm, i cili është i largët  3.000 km, Kinën e Kuqe. E vetme midis satelitëve evropianë, Shqipëria është hapur me Pekinin në luftën ideologjike midis Hrushovit dhe Maos. Misionet ushtarake dhe teknike kineze janë instaluar tashmë në Shqipëri; kreditë kineze dhe ndihmat ekonomike ndihmojnë për të mbajtur vendin e vogël. Gjërat dolën në sipërfaqe në një takim të udhëheqësve satelit në Moskë, dimrin e kaluar. Hoxha e  quajti Hrushovin një "revizionist", një nga epitetet më të këqia në leksikun komunist. Një Hrushov i tërbuar ulëriti: "Shoku Hoxha, ju keni derdhur një kovë plehu mbi mua, dhe ju do të duhet ta lani atë." Në vend të kësaj, Hoxha u kthye në shtëpi për të filluar llojin e vet të pastrimit. Ai urdhëroi heqjen e fotove të Nikita Hrushovit nga të gjitha ndërtesat publike në Shqipëri dhe i zëvendësoi me fotot e Stalinit. Personeli rus në bazën e nëndetëseve sovjetike në Sazan të Adriatikut është vazhdimisht i spiunuar; pilotët sovjetikë në aerodromet shqiptare nën kontrollin e tyre nuk mund të transportojnë jashtë bazës. Një muaj më parë, dy zyrtarë të qeverisë u arrestuan me akuzën se kanë kaluar sekretet e shtetit shqiptar për rusët-shërbyesit e parë civil në një vend komunist  që janë përndjekur për bashkëpunim me “atdheun socialist". Diplomatët jugosllav, që ndiqeshin nga policia dhe ndonjëherë edhe rrahur, vendosën muajin e kaluar të pastroheshin. Duke u nisur për në shtëpi, një jugosllav tha se gjëja më e mirë në largimin nga Shqipëria ishte se ai “nuk do të shihte më ushtarë të armatosur që merrnin qindra të burgosur në mëngjes, dhe nuk do të  dëgjonte britmat e shqiptarëve që goditeshin gjatë natës." Brenda hierarkisë së partisë, Hoxha filloi një spastrim radikal të njerëzve pro Hrushovi. Javën e kaluar fjala erdhi se Enver Hoxha kishte mbaruar me spastrimin duke ekzekutuar menjëherë 60 të burgosurit e tij politik më të rëndësishëm.

Nga : Gazeta TiranaObserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama