Edit Mihali nje ze i pavdekshem per Teatrin e Operas

Edit Mihali, nje ze i pavdekshem per Teatrin e Operas
Me nje ze te rralle ne muziken operistike, Edit Mihali fale punes dhe karrieres te gjate ne skene, prej kohesh gezon titujt “Artiste e Merituar” dhe “ Mjeshtre e Madhe”. E pranishme gjithmone ne aktivitetet e Teatrit te Operas dhe Baletit, per pianisten Lindita Kotorri, puna me Editin eshte impenjative. “Kur punon me nje njeri qe nuk toleron asgje, pra lexon nje partiture si e ka krijuar kompozitori, atehere une them se eshte nje kenaqesi e plote”, shprehet Kotorri. Dhora Leka zbuloi tek Editi talentin e saj. Pavaresisht trashegimise familjare ne fushen e mjekesise, nder tre femijet, Editi ishte e vetmja qe iu kushtua muzikes. E mesuar qe t’ja dale mbane, duke marre persiper dhe role te veshtira, sot Editi njihet dhe si pedagoge, pune te cilen e ka nisur qe ne vitin 1979. Nje nder studentet e para eshte Marjana Leka.

“Do ta kujtoj gjithmone ate periudhe me shume kenaqesi. Nje pedagoge shume e mire qe me ka ndihmuar shume dhe me ka ndjekur hap pas hapi. Kam qene me fat qe isha studente e saj”, shprehet Mariana. Me gati 20 role ne recitalet e saj brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, mirenjohja e saj e rralle shkon per Marie Krajen, qe sipas Editit, projektoi ecurine e saj artistike. E realizuar tashme si artiste, grua dhe gjyshe, Edit thote se asnjehere nuk heq dore nga projektet e saj te medha.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama