Edhe une jam veper arti Ekspozita qe ndergjegjeson kauzen e autizmit nepermjet artit

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu /- Në kuadrin e aktiviteteve kultore të muajit tetori cili gjithashtu është edhe muaji i Ndërgjegjësimit për sindromën Down, përkrah shumë eventeve që Fondacioni "Down Syndrome Albania" organizon këtë muaj për të promovuar gjithëpërfshirjen e individëve me sindromën Down, u çel sot në mbrëmje në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita fotografike, "Edhe unë jam vepër arti".

Bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit "Down Syndrome Albania" në drejtimin e Emanuela Zaimi, me fotografen Soela Zani dhe stilisten Lilo Shehu, solli një aktivitet krejt ndryshe dhe mjaft të emocionues e të veçantë, ku fëmijët e vegjël pjestarë nga ky komunitet, u ritkthyen në yjet e mbrëmjes dhe në qendër të vëmëndjes si pozuesit të 18 fotografive dhe pikturave që u paraqitën gjatë ekspozitës e cila erdhi edhe nën moton "Every Human is a Piece of Art".

Gjatë emocioneve mjaft të veçanta dhe ndjesive që të krijonte fotografia, piktura dhe vetë prania e vogëlushëve gjatë ceremonisë, Emanuela Zaimi u shpreh se aktiviteti pak i vështirë për tu realizuar, erdhi vetëm me qëllimin për të ndërgjegjësuar këtë kauzë nëpërmjet artit.

"Synojmë që fëmijët autikë të jenë pjesë aktive e komunitetit, ashtu sikurse çdo fëmijë tjetër", theksoi e emocionuar Drejtuesja dhe themeluesja e Down Syndrome Albania Emanuela Zaimi, gjatë fjalës së saj.

Nga ana tjetër, fotografja Soela Zani u shpreh se përjetoi një eksperiencë mjaft të bukur me vogëlushët, të cilët nuk kanë asnjë lloj ndryshimi nga fëmijët e tjerë.

Ndërkohë, që i pranishëm në aktiviteti ishte edhe Zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni i cili theksoi se Ministria e Kulturës do t'i mbështesë gjithnjë këto nisma.

E veçanta e kësaj ekspozite ishin modelet me sindromën Down, dhe ajo që vlen për tu theksuar, në këtë ekspozitë kreativiteti, ishte origjinaliteti dhe potenciali i fëmijëve pjesëmarrës si modele fotografike./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama