Ecja 1700 hapa ne dite largon vdekjen

Ecja 1700 hapa ne dite, 'largon vdekjen'
Se lëvizja është e mirë për shëndetin, nuk është ndonjë gjë e re, atë e dimë të gjithë. Por pak e dinë se sa e shëndetshme është ecja e përditshme dhe sa mund t`ia zgjasë ajo njeriut jetën. Për të gjetur përgjigjen, profesori gjerman Ingo Frobwse nga Qendra për Shëndet e Shkollës së Lartë gjermane të Sportit në Këln (ZfG) ka bërë disa hulumtime.

Si rezultat, ai ka arritur në konstatimin se njerëzit që për çdo ditë kanë bërë nga 1700 hapa, në etapa që zgjasin së paku nga 10 minuta, “e shtyjnë” vdekjen për 12 për qind më tutje se të tjerët që janë më pasivë. Ndërsa ata që bëjnë 3000 hapa në ditë, janë madje për 20 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama