E-sportet te futen ne Lojerat Olimpike

E-sportet te futen ne Lojerat Olimpike

Video- lojërat- të njohura ndryshe edhe si e-sportet, duhet të bëhen pjesë e Lojërave Olimpike. Kështu deklaroi për BBC krijuesi i World of Warcraft. Rob Pardo, tha se tani sporti ka një përcaktim më të gjerë. Ai tha se e-sportet tani tërheqin miliona spektatorë. Së fundmi, një finale e madhe e këtyre sporteve u organizua në Seul të Koresë së Jugut. Më shumë se 40 mijë njerëz ishin në stadium duke ndjekur finalen. Megjithatë, ai e pranon se do jetë e vështirë që të fitohet beteja kulturore me ata që ndjekin sporte më fizike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama