E parkon makinen naten e gjen te zhveshur diten

E parkon makinen naten, e gjen te 'zhveshur' diten

Një makine luksoze në lagjen Nr.5 në Durrës i janë vjedhur pjesët kur ka qenë e parkuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarje. Makinës 'Mercedes Benz CLS-Class' i janë vjedhur pjesë të ndryshme, si dyert, prapakolpi dhe pjesë të tjera nga brenda saj. 

Nuk është e qartë se si autorët kanë mundur të bëjnë një vjedhje spektakolare pa u diktuar, duke qenë se makina të tilla luksoze janë të pajisura me sistem alarmi. Dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë rreth 8 mijë Euro. Mësohet se makina i përket një emigranti nga Britania e Madhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama