E mjera Kosove!

E mjera Kosove!

Një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Papunësia – veçanërisht në mesin e shumë të rinjve – është tmerrësisht e lartë. Kosova nuk mund të ushqejë vetveten, por jeton nga ndihmat e jashtme: dërgesat e emigrantëve me prejardhje nga Kosova dhe donatorët ndërkombëtarë.

Kjo situatë nuk është e re dhe nuk shpjegon pse fluksi i refugjatëve u rrit kaq shumë papritmas. Një arsye e mundshme është vlerësimi i frangës në Zvicër: Emigrantët në këtë vend u dërgojë para në Kosovë ku euro është 20 për qind më e vlefshme. Mirëpo arsyeja më e  mundshme është se frustrimi i kosovarëve sidomos në dimër është rritur dukshëm.

Kishte shumë shpresa për një fillim të ri pas viteve të qeverisjes së partisë në pushtet e cila e humbi shumicën e saj parlamentare. Por fraksionet tjera politike u thyen vetëm gjashtë muaj pas bashkimit të tyre në një koalicionin i cili nuk arriti të bënte qeverinë. Tani atje qeverisin fuqitë e vjetra politike. Sidomos klasa e mesme kishte shpresa se nepotizmi po përfundonte dhe ajo më në fund do të kishte mundësi të reja për të ecur para. Këto ëndrra tashmë janë zhdukur, kështu që po emigrojnë pa iluzione!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama