Video e plotë është 45 minuta. E kam regjistruar unë dhe të garantoj që s’ka asnjë sekondë korrupsion. Marrëdhënia është private, s’ka asnjë lidhje me detyrën shtetërore. Do doja shumë të isha dhe unë në studio për të sqaruar gjërat. Prokuroria ka 13 muaj që heton. Spartaku tha që janë pyetur 400 persona, më shumë se për tragjedinë e Gërdecit. Unë kam dhënë pëlqimin tim për shtyrjet e hetimeve sa here është kërkuar.
Siç e dini Gjykata e Lartë videon që ju treguat e ka shpallur që nuk ekziston sepse është siguruar në mënyrë të jashtëligjshme. Pavarësisht se Gjykata e ka shpallur zero këtë video, unë nuk kam kërkuar ndalimin e hetimeve, sepse dua të dalë e vërteta. Kishe zgjedhur panel te njëanshëm sot në emision. Ka pasur shume gjëra të jashtëligjshme sot. Gjokutaj foli kundër klientit të tij dhe si avokat duhet t’i hiqej licenca. Transmetimi i videos ka shkelur sekretin e hetimit. Megjithatë bëtë mirë se më liruat nga një akuzë publikisht,” ka deklaruar Prifti.











