Drejt leximit Dixhital te librave ne 24 ore numerohen plot 700 perdorues

TIRANË, 12 Nëntor / ATSH-Klajdi Musabelliu / - E teksa ndodhemi vetëm në ditën e dytë të Panairit 5 ditor të Librit "Tirana 2015´´, (11 deri 15 nëntor) si në asnjë nga edicionet e kaluara të këtij eventi, edicioni i 18-të i festës së librit dëshmon qartë suksesin e tij edhe nga numri i madh i vizitorëve në Pallatin e Kongreseve.

Nga dita në ditë, por rrëmben gjithnjë e më shumë vëmëndjen, praninë dhe interesin e madh të të gjitha grupmoshave të cilat nuk dalin nga panairi pa blerë të paktën 3 libra dhe pa konsumuar 60 deri në 120 minuta në prezantimin dhe përzgjedhjen e larmishme me titujt e librave dhe autorëve.

Me qindra e mijra qytetarë, të rinj, miq të librit apo tek tuk edhe ndonjë kurioz që "tenton" dhe "guxon" të provojë "ethet" dhe magjinë e veprave dhe letërsië, hynë dhe dalin gjatë gjithë ditës, mbrëmjes e deri në orët e vona, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, ku tendat e shumta që përfaqësojnë shtëpitë botuese, dhe titujt e pafund të librave, dëgjon teksa komentohen nga të rinjtë dhe miqt e librit thuajse njëzëri nën moton "U dashka të të paktën 500 qind mijë lekë që të ngopemi këtu, se aq shumë libra ka, sa nuk ke kë të zgjedhësh".

Por, jo vetëm për të "pangopurit" që në fakt me të drejtë përhumbin midis larmishmërisë së emrave e titujve dhe zhanrave që sjell ky panair, por edhe për miqt e tjerë të librit, ata specialë me aftësi të kufizuara, vjen në ndihmë edhe kryefjala dhe tematika e edicionit të 18-të të panairit e cila është "Libri Dixhital".

Pasi gjatë ditës u zhvilluan edhe 2 aktivitete lidhur mbi temën dhe kryefjalën e Panairit, si konferenca "Editoria shqiptare, libri dixhital dhe self publishing. A po i ndryshon teknologjia e web-it (edhe) botimet tona?" e cila solli në referatë emra titanësh si Bujar Hudhri, Artan Fuga, Agim Baçi dhe Anxhela Lepuri dhe workshopi, "Realizimi i një libri dixhital: njohuri të thjeshta", nga Migel Xhavara dhe Gejsi Tafa, në stendën e "Librit Dixhital", Anisa Katanji rrëfen ekskluzivisht për ATSH-në, aplikacionin me disa sekrete dhe detaje.

"Në vetëm 24 orë, numërojmë plot 700 përdorues (lexues dhe shkarkues) të kësaj ideje inovative ç'ka dëshmon qartë suksesin e kësaj gjetje e cila është kryefjala e Panairit " shprehet Katanji.

"Sisteme android, dhe ios në app store apo google play, shkarkojnë çdo moment aplikacionin pa pagesë për çdo kompani telefonike në vend", thekson Anisa Katanji.

Sakaq e pyetur lidhur mbi ndonjë sekret për vijueshmërinë e këtij sistemi, leximi on line, Katanji rrëfen se : "120 libra në shqip dhe anglisht, sjellin online thuasje të gjitha shtëpitë botuese ku vepra apo autorë si Çajupi, Frashëri, Jul Vernes, Baba Tomorri etj, janë lexuar nga çdo grupmoshë dhe kategori".

"Së shpejti", vijon të tregojë një ndër sekretet Katanji, "do ta fusim këtë sistem edhe nëpër shkolla, ku pas diskutimit dhe miratimit me Ministrinë e Arsimit, teksti dhe hapi i parë do të nisë në gjimnazin "Ismail Qemali" shprehet Katanji, duke shtuar se në fazën e dytë të librit dixhital, do të fillojë edhe leximi me pagesë, ndërkohë që për kategori apo shtresa të caktuara do të mbetet pa pagesë.

"Për herë të parë, në panair shfaqim në 2 ekranë (projektorë) ku edhe miqtë specialë të librit, ata që nuk dëgjojnë, prezantohen dhe lexojnë me gjuhën e tyre nëpërmjet monitorit, librin shqip dhe letërsinë," tregon Katanji, duke shprehur ekskluzivisht dhe rrëfyer se "shumë shpejt do të sjellim aplikacionin audio book's dhe alfabetin brail, që në këtë mënyrë edhe të verbërit të lexojnë veprat e mëdha apo librat shkollorë e specifikë" .

Ajo shton se vetëm ditën e fundit të panairit do t'i bëj publike këto lajme. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama