Dorehiqet shefi ekzekutiv i kompanise Twitter Dick Costolo

Dorehiqet shefi ekzekutiv i kompanise Twitter, Dick Costolo

Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Dick Costolo jep dorëheqjen. Mësohet se  shkak ka qenë  presioni i vazhdueshëm i investitorëve të pakënaqur të firmës.

Tashmë kompania vendos të vejë në detyrë si shef të përkohshëm bashkëthemeluesin e shërbimit të mesazheve sociale, Jack Dorsey, deri më 1 korrik.

Dick Costolo, gjatë një deklarate, u shpreh se është "jashtëzakonisht krenar për ekipin Twitter".

Twitter ka lajmëruar se bordi i saj ka formuar një komision për të ndërmarrë detyrën e gjetjes së një pasuesi ekzekutiv.

Pas shpalljes së dorëheqjes të shefit ekzekutiv Dick Costolo, aksionet në kompani u ngritën me më shumë se 7% në bursë, pasi tregjet në SHBA i kishte mbyllur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama