“Politika e vjeter nuk ka qene kurre e prirur drejt ndertimit te shtetit, por drejt marrjes se pushtetit”, tha Rama.
Nepermjet nje konference te sotme per shtyp, Kryesocialisti ka kerkuar doreheqjen e kryeministrit Berisha dhe Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtes jane pergjegjes te tragjedise na dhane nje shfaqje te shemtuar qe thyen inteligjencen e cdo shqiptari. Ne cilin vend te NATO-s doreheqjet e ketyre dy personazheve kryesore nuk do kishin qene automatike?” shprehet Rama duke shtuar se kjo do te ishte nje kontribut i cmuar per te marre ftesen ne NATO. “Shperthimi vullkanik ndodhi ne vigjilje te Samitit te Bukureshtit ku pritej anetaresimi i Shqiperise ne NATO. Ndaj theksoj se doreheqja e Berishes dhe Mediut do te ishte nje kontribut i cmuar per anetaresimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike”, tha Rama duke shtuar qe doreheqja te vije menjehere pasi te jete kaluar kriza.
Rama ka akuzuar qeverine si te korruptuar dhe te paafte dhe burim te fatkeqesive te shqiptareve qe sic shprehet kryesocialisti “fatkeqesite nuk po i vijne nga shkaqe natyrore, por nga paaftesia e kesaj qeverie teresisht te korruptuar. Tragjedia e Gerdecit ka qene thjesht tragjedia e radhes”.
Rama ka kerkuar qe Ministria e Mbrojtjes te veje ne dispozicion te gjithe materialin e firmes qe bente cmontimin e municioneve ne Gerdec per te bere transparente hapjen e fabrikes se armeve prane fshatit “ne te cilen punetoret shkonin ne pune sikur shkonin ne ndonje rrobaqepsi”, vuri theksin nder te tjera, Rama.
Publike: Bilanci 10 viktima ne morg te identifikuara, nje trup ende pa emer
Ora 12:20-Behet publike lista e viktimave te tragjedise se Gerdecit. Shperthimi i se shtunes ne Gerdec te Vores ka shkaktuar 11 viktima te cilat jane identifikuar dhe ndodhen ne morg. Ky numer nuk eshte deifinitv pasi ende rezultojne persona te zhdukur, rreth 12, per te cilet grupet e kerkim-shpetimit po “krehin” zonen perreth Gerdecit. Nje 9 vjecar eshte gjetur i gjalle sot ne mengjes ne Gerdec, kurse trupi i nje femije 3 vjecar qe dyshohet se i perket Flavio Deliut eshte gjetur i pajete nen rrenojat e shtepise se familjes Deliu.
Tragjedia e Gerdecit goditi rende familjen Deliu
Familja Deliu banonte prane fabrikes se cmontimit te armeve. Kjo familje ka pesuar dhe tragjedine me te madhe. 4 anetare te saj jane shuar nen rrenojat e shtepise ku banonin e cila ndodhej vetem pak metra larg vendit ku ndodhi shperthimi i fuqishem qe shkaktoi qindra te plagosur. Ndërkohë që nga rrënojat e shtëpisë një ditë më parë, janë nxjerrë edhe trupat e Liljana Deliut, 23 vjeç, e ëma e Flavios, si dhe i xhaxhait të tij, Jetmir Deliut. Të mbijetuar nga familja Deliu, janë kryefamiljari Uran Deliu dhe prindërit e tij.
Viktimat ne morg
1. Jetmir Ballazhi
2. Muhamed Hoxha
3. Rajmonda Durda
4. Besim Canga
5. Roland Alla
6. Hysen Cani
7. Liljana Deliu
8. Jetmir Deliu
9. Flavio Deliu
10. Reshit Kruja
11.nje trup i pajete ende i paidentifikuar
Presidenti Topi mbërrin në Vorë
Ora 11:50 Ka mbërritur në bashkinë e Vorës presdenti Bamir Topi. Kreu I shtetit pritet të zhvillojë një takim me shtabin e emergjencës i ngritur pranë kësaj bashkie pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Gërdec.
Franca ndihme per te perballuar tragjedine
Ora 11:00 Franca ofron ndihmen e saj per qeverine shqiptare per perballimin e pasojave te tragjedise se Gerdecit. Ne aeroportin e Rinasit ka mberitur nje avion ushtarak francez me 9 tone materiale mjekesore, te nevojshme per trajtimin e te plagosurve. Nderkaq ambasadorja franceze ne vendin tone ka shprehur solidaritetin e vendit te saj me viktimat e prekura nga tragjedia, por dhe me gjithe popullin shqiptar.
Arrin ne 11 numri i viktimave te tragjedise ne Gerdec, gjendet nen rrenoja vogelushi 3 vjecar
Ora 10:50 Shkon ne 11 numri i personave qe kane humbur jeten nga shperthimi ne fshatin Gerdec. Gjate operacionit te kerkim- shpetimit te forcave te ushtrise, qe sot ka nisur heret ne mengjes, eshte gjetur trupi i pajete i femijes 3 vjecar, Flavio Deliu. Kufoma e tij eshte nxjerre nga rrenojat, ne afersi te zones se kraterit. Ne momentin e shperthimit, femija ka qene duke luajtur ne oborrin e shtepise, qe gjendjej pak metra larg fabrikes se cmontimit. Flavio renditej nje nder personat e zhdukur, me gjetjen e trupit te tij, numri i te zhdukurve zbret ne 12.
Publike: 13 te zhdukur. Berisha: 2 mln leke familjeve te viktimave
Ora 10:45-Kryeministri Sali Berisha ka bere te ditur sot numrin e te zhdukurve ne shperthimin e municioneve ne Gerdec te Vores. Kreu i qeverise beri te ditur se numri i te zhdukurve eshte rritur nga 9 i raportuar deri dje sot arrin ne 13. Berisha ka kerkuar te behen publike emrat e te zhdukurve. Kryeministri eshte shprehur se qeveria do te marre masat qe te llogarise demin dhe te rindertoje nga e para shtepite e demtuara.
"Rreth 300 ndërtesa janë të shembura dhe 185 janë me dëmtime të rënda. Të përcaktohet këto me dëmtime të rënda, por kjo do të kërkojë dhe ekip të specializuar inxhinerësh ndërtimi. Prandaj Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do të përcaktojnë se cilat banesa duhet të rindërtohen, cilat do të ndërtohen nga e para që të procedojmë me shpejtësi për hapjen e shesheve të ndërtimit. Në rast se ndërhyrja është jo e thjeshtë pa u bërë çminimi në zonën e dëmtuar të shtëpive, mund të fillojë ndërtimi menjeherë në të gjithë pjesën tjetër. Aty ku janë komisionet të përcaktojnë disbursimin e dëmit në mënyrën më të shpejtë të mundshme, sepse në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë liste 1600 shtëpi dhe objekte me dëmtime të lehta " , tha Berisha sot ne mbledhjen e Komitetit te Emergjencave te drejtuar nga zv/kryeministri Gazmend Oketa.
"Fshati Gërdec është rrënuar. Mund të bëhet këto dy ditë një takim me përfaqësuesit më kryesorë në qoftë se duan ne shtëpitë ua ndërtojmë aty ku i kanë në rast se dëshriojnë ne u ndërtojmë një fshat në përputhje me një plan të ri të cila. Kjo kërkon një ujdi të plotë mes tyre sepse aty është e mundur të ndërhyhet për riurbanizimin pasi shkatërrimi është i madh", shtoi Berisha ne mbledhje.
Nderkaq kryeministri ka premtuar se cdo rit mortor per viktimat do te kryhet nga qeveria. “Zoti Nishani familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim qarkullues dhe shpenzimet e varrimit duhet t`i marrim përsipër ne” , beri te ditur Berisha. Ai ka kerkuar qe per pastrimin e zones nga mbetjet e shpperthimit te punesohen dhe banore si dhe te caktohet zona ku do te hidhen rrenojat. “Te veprohet ne menyre efikase si dhe te intensifikohet operacioni i kerkimit” , ka qene mesazhi i kryeministrit per forcat speciale qe po “krehin” zonen e rrenuar te Gerdecit.
(FJALA E KRYEMINISTRIT BERISHA NE MBLEDHJEN E KOMISIONIT TE EMERGJENCES CIVILE )
Te zhdukur
Flavio Deliu
Irena Deliu
Mane Qilani,
Shkelqim Cani
Bukurie Cani
Zilie Kaca
Shqipe Alhasa
Mete Haziri
Endrit Vorani
Ilirjan Malshi
Arben Hase
Jetmir Deliu
dhe nje person qe nuk eshte identifikuar ende
Kerkimet, gjendet 9 vjecari. Gezon shendet te mire
Ora 10:40 Forcat e ushtrise kane gjetur sot gjate kerkimeve, nje femije 9 vjecar. Vogelushi ka qene i fshehur afer banese se tij, nderkohe qe sipas drejtorit te emergjencave civile, Alfred olli mesohet se femija gezonte shendet te plote. Gjetja e femijes eshte bere ne kuader te operacionit te kerkim-shpetimit qe po kryhet nga forcat e ushtrise ne fashtin e Gerdecit. Ne operacion jane perfshire dy reparte të xhenios, brigadat e shpëtimit, forcat speciale të mbështetura edhe nga forcat e policisë
Banoret konfrontohen me policine ushtarake: Duam te kthehemi ne shtepite tona!
Ora 09:30-Banore te Gerdecit konfrontohen me policine ushtarake. Me thirrjet “Duam te kthehemi ne shtepite tona” banore te shumte kane tentuar te hyjne ne fshatin e rrenuar. “ Duam te rikthehemi ne shtepite tona! Po na plackisin pronat!”, shprehen banore te revoltuar per Tv News24. Sipas banoreve ka qene policia e cila i ka ndaluar te hyjne ne fshat. Por insistimi i banoreve ka vazhduar gje qe ka cuar ne konfrontim me policine ushtarake e cila ndodhet ne zone per inspektimin e saj. Policia ushtarake e justifikon ndalimin e banoreve per shkak te rrezikut qe ekziston ende ne zonen e demtuar nga shperthimi i se shtunes mbrema. Sipas tyre minat, predhat e shperndara neper shtepite e banoreve perbejne nje rrezik serioz per jeten e tyre. Por banoret thone se “shperthimet kane perfunduar dhe ata nuk kane pse te qendrojne ne kovalishenca kur mund te fillojne te rregullojne banesat e tyre”.
Tragjedia e Gerdecit, 10 numri i viktimave, 9 rezultojne te humbur
Ora 08:40-Dhjete te vdekur bilanci i viktimave nga tragjedia e Gerdecit, ku kater prej te cileve jane gjetur vetem dje nen rrenoja.
Pas nxjerrjes se viktimes se pare per diten e djeshme, rreth 30 minuta me vone eshte mundesuar gjetja e nje personi tjeter te seksit mashkull, i cili ishte zene poshte nga rrezimi i shtepise se tij. Trupi i pajete eshte transportuar menjehere per ne morgun e Tiranes. Rreth ores 11:08, gjendet trupi i nje gruaje, e cila rezultonte e zhdukur se bashku me djalin e saj. Gruaja ishte e zene nga soleta e shtepise, ndersa familjaret i tmerroheshin faktit qe poshte soletave mund te ndodhej i vdekur dhe femija. Ne oren 14:30, nen rrenojat e betonit te portes se fabrikes se çmontimit te municioneve dhe predhave, gjendet trupi i pajete i nje personi te seksit mashkull, i cili mbartte akoma rrobat e policise private qe ruan ambientet. Per nxjerrjen e kufomes ka nderhyre edhe nje fadrome e ushtrise.
Viktimat
Jetmir Ballazhi
Muhamed Hoxha
Rajmonda Durda
Besim Canga
Roland Alla
Hyesen Cani
Liljana Deliu
Jetmir Deliu
Reshit Kruja
Tragjedia e Gerdecit, shpallen te zhdukurit e pare
Ne fshatin Gerdec dhe fshatrat perreth, zyrtarisht rezultojne nente persona te zhdukur. Shtabi i emergjences ka ne dore listen e personave qe nuk jane gjendur deri me tani ne spitale dhe ne kampe. Pas tragjedise, jane familjaret e mbijetuar qe kerkojne te afermit e tyre. Pasi kane kontrolluar ne Spitalin Ushtarak, ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” si dhe ne kampe, familjaret te cilet nuk kane mundur te takohen me te dashurit e tyre, jane drejtuar per ne Bashkine e Vores. Ata kane dhene emrat e personave qe rezultojne te zhdukur, numri i te cileve deri ne mbremje vone ishte nente. Por kjo shifer mund te ndryshoje nga momenti ne moment. Per te bere verifikimet e mundshme, prane çdo komune jane ngritur grupe pune. Deri me tani eshte verifikuar se familja Deliu ka disa te zhdukur. Njeri nga te mbijetuarit e kesaj familjeje eshte derguar per kurim ne nje klinike jashte vendit, per shkak se gjendja eshte tejet e renduar. Drejtuesit e Bashkise se Vores thane se diten e sotme, do te kemi ndonje liste me te plote te personave qe rezultojne te zhdukur.
Te zhdukur
Shkëlqim Cani, rezulton i zhdukur
Bukurie Cani, rezulton e zhdukur
Ahmet Hazizi, rezulton i zhdukur, e kërkon i biri
Arben Hase, rezulton i zhdukur
Zelie Kaca, rezulton e zhdukur
Shqipe Alhasa, rezulton e zhdukur
Ilirjan Malci
2 te zhdukur te tjere te paidentifikuar ende
Shperthimet, rende femija i shtruar ne spitalin e Brindizit
Ora 8:35 Rendodohet gjendja shendetesore e femijes shqiptar te shtruar ne spitalin e Brindizit ne Itali. Vogelushi 6 vjecar ka djegie ne 70% te trupit dhe qe nga mengjesi I sotem ka dhe ethe. Ne kete spital ndodhen edhe 10 te lenduar te tjere, te cilet jane plagosur gjate shperthimit ne Gerdec. Gjendja e tyre paraqitet e qendrueshme.
Gerdec, banoret kthehen ne fshat
Ora 8:15 Rreth ores 6:00 te mengjesit te sotem ne fshatin Gerdec kane mberritur banoret e pare. Rreth 40-50 persona kane mberritur per te marre plackat e tyre, ato qe mund te gjejne, per t’u kthyer me pas ne vendet e strehimit te hapura nga qeveria per akomodimin e tyre. Nderkaq siperfaqja e zones se fshatit Gerdec eshte e gjitha e minuar. Ne oborrin e cdo shtepie ka te pakten 3-4 predha, por ky fakt duket se nuk I ka frieksuar banoret te cilet vazhdojne te kthehen.
Ndihma ne medikamente per 300 persona nga UNIQA Group Austria
Ora 07:15 - Nuk ka vonuar ndihma per te lenduarit e tragjedise se Gerdecit. Shoqeria e Sigurimeve UNIQA Group Austria, nen kujdesin e kompanise SIGAL, i ka dhuruar qeverise shqiptare medikamente shendetesore per 300 persona, me qellim qe t’i vije sadopak ne ndihme te plagosurve ne tragjedine e djeshme ne fshatin Gerdec, prane Vores.
Dje ne Aeroportin e Rinasit, nje avion i Austria Airlines ka zbarkuar kontigjentin e medikamenteve mjekesore, te cilat do te sherbejne per 300 te plagosur.
Ne ceremonine e dorezimit te kontigjentit te pare te medikamenteve, merrnin pjese Kryetari i Bordit drejtues te UNIQA Group Austria, Andreas Brandstetter, Zevendesministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, etj.
Sipas Brandstetter, ky eshte vetem kontigjenti i pare i ndihmave ne medikamente qe sjellin ne Shqiperi UNIQA Group, ne bashkepunim me kompanine SIGAL. Ne ditet ne vazhdim, pritet qe e njejta kompani sigurimesh, te sjelle nje sasi tjeter ilaçesh.
Gerdec, nis heret ne mengjes operacioni per gjetjen e te mbijetuarve dhe pastrimin e minave
Ora 07:00 Ka nisur qe ne oren 05:00 te mengjesit operacioni per gjetjen e te humburve dhe per pastrimin e siperfaqeve te infektuara nga minat. Zyra e shtypit te Kryeministrit njofton se sipas nje Komunikate te Ministrit te Mbrojtjes mbi ngjarjen tragjike te Gerdecit, operacioni ka nisur ne oren 05. 00 te dites se sotme, nga forcat e specializuara xheniere, per pastrimin e siperfaqeve te infektuara nga minat.
Nderkaq ne oren 07.00 ka filluar operacioni masiv per pastrimin e te gjithe zones; Maminas, Stacioni i trenit, Marqinet dhe Manze. Operacioni ka nisur me 500 trupa te specializuar per identifikimin dhe pastrimin e zones nga predhat e pa plasura. 200 vete nga Policia Ushtarake po kryejne ruajtjen dhe sigurine ne zone. 300 trupa te tjera jane ne mbeshtetje te trupave te operacionit. Pra gjithsej ne operacion vazhdojne te jene te angazhuara rreth 1000 trupa dhe 149 mjete si dhe tre helikopter.
Ne zonen me problematike qe ka ndodhur shperthimi, veprojne trupat e batalionit te operacioneve speciale dhe EOD ( Specialiste te asgjesimit te municioneve ). Detyra e tyre per diten e sotme eshte kufizimi i zones se ndotur dhe kerkimi i viktimave te mundshme.
Nga operacioni i dites se sotme jane gjetur 4 ( kater ) viktima te pa identifikuara. Po vazhdon operacioni per kerki
min e viktimave ne masivet e betonit te cilat ndodhen ne vendin e shperthimit.
Jane identifikuar gjithsej 149 predha te pa plasura.Spitali Ushtarak, ka dhene ndihmen mjekesore 169 personave, nga te cilet 106 jane larguar pas marrjes se saj. Vazhdojne te jene nen kujdesin mjekesor 57 vete, nga te cilet 4 ndodhen ne reanimacion.
(Pergatiti Daniela Bonollari/Elona Mamushi) : BalkanWeb.com