Dorehiqet drejtoresha e Lojerave te Fatit

Dorehiqet drejtoresha e Lojerave te Fatit

Drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj që e mbante që prej tetorit të vitit 2013.

“News 24” njofton se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti më datë 6 nëntor, ndërsa lajmi bëhet i ditur vetëm sot.

Sufali mbahet mend për debatin e ashpër që pati me kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes për diskutimin e projektligjit “Për lojërat e fatit”.

Debati Xhafaj-Sufali

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ka qenë fillimisht Xhafaj i cili ende pa hapur mbledhjen, pyeti ministrin e Financave, Shkëlqim Canin pse kishte aq shumë përfaqësues nga ministria.

“U trembëm nga hera e kaluar”, ia ktheu Cani batutën ndërsa po zinin vend përballë anëtarëve të Komisionit të Ligjeve.

Kur Xhafaj u largua një moment nga mbledhja, batutat vijuan nga socialisti Pandeli Majko i cili pyeti drejtoreshën Sufali nëse deputetët kishin konflikt interesi.

“Janë të gjithë me konflikt”, ishte përgjigjja e Sufalit në një kohë që në komision hyri kryetari Xhafaj.

Ai i kërkoi drejtoreshës të ndërpriste fjalën duke e pyetur se çfarë posti mbante. Përgjigjja e saj se ishte pastruese, nervozoi Xhafajn i cili kërkoi largimin e saj nga mbledhja por Sufali kundërshtoi.

Edhe pse mbledhja, vijoi Sufalit nuk iu dha fjala për asnjë moment për të shpjeguar projektligjin i qeverisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama