Dokumenti i FBI-se Hitleri nuk vrau veten

Dokumenti i FBI-se: Hitleri nuk vrau veten

Është menduar për vite të tëra se Hitleri u vetëvra në 30 prill të vitit 1945 në bunkerin e tij nëntokësor, pasi sovjetikët dhe trupat aleatë bënë përpjekjet përfundimtare për të mundur nazistët. Por një dokument i nxjerrë nga lista e dokumenteve sekrete, i lëshuar ditën e djeshme, tregon se ai në fakt shpëtoi dhe u strehua në Argjentinë me Eva Bruan-in. Ndalimi i Hitlerit ishte trofe në Luftën e Dytë Botërore, trupa nga çdo vend aleat ishin në nxitim absolut kur gjurmët e gjakut të tij filluan të ndjeheshin në Gjermani. Sovjetikët duket se shkuan atje të parët.

Megjithatë, një fotografi, e sapo nxjerrë nga FBI-ja thotë ndryshe, sipas së cilës Hitleri kishte ikur në Argjentinë me një nëndetëse. A kanë qenë rusët duke mbrojtur Hitlerin për gjithë këto vite? Tani mendohet se Hitleri arriti të largohej nga qytetet e rrënuara të Gjermanisë për të jetuar jashtë, pjesën tjetër të ditëve të tij në një ndërtesë të fshehtë në fund të maleve të Andeve. Ky është një fakt që autoritetet e dinin.

Dokumenti vjen nga FBI-ja në Los Angeles, dhe është i datës 21 shtator i vitit 1945 dhe pavarësisht se ka shumë fjalë të nxira, aty ende lexohet se Hitleri arriti në Argjentinë me një nëndetëse, ku e takuan gjashtë zyrtarë argjentinas të cilët e udhëzuan atë, dhe thuhet gjithashtu se ai është fshehur në ultësirën e Andeve Jugore. Është e vështirë të besohet se agjencitë e inteligjencës e dinin edhe për nëndetësen se do të shkonte deri në brigjet e Argjentinës. Informatori ishte një nga personat që takuan Hitlerin dhe Bruan-in në nëndetësen gjermane U-530.

Ai dha detaje të qyteteve dhe fshatrave që ata kanë qëndruar, madje edhe përshkrimin e detajuar të vendndodhjes së tij të fundit, e cila ishte ultësira jugore e Andeve. Konfuzioni më i madh erdhi kur mostrat e ADN-së më në fund lejuan që të shqyrtoheshin fragmente të kafkës së Hitlerit, pasi mostrat e marra nuk korrespondonin.  Çfarë gjetën ata në bunkerin e Hitlerit? Duket që Hitleri ka bërë sërish histori, këtë herë nga përtej varrit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama