Dokumentet qe implikuan Mehmetin si opozitar i Enverit

Dokumentet qe implikuan Mehmetin si opozitar i Enverit
Mehmet Shehu eshte nje nga figurat me interesante te politikes shqiptare gjate regjimit komunist. Pas shkarkimit te Koçi Xoxes nga detyra e ministrit te Brendshem dhe pushkatimit te tij, Mehmet Shehu mori detyren e ministrit te Puneve te Brendshme, prej vitit 1948 deri ne vitin 1953. Ky post i rendesishem per te, u be si trapolino per t'u bere kryeminister i Shqiperise per 30 vjet me radhe. Mehmet Shehu gjate tere jetes se tij politike ka kaluar peripeci te shumta. Çorushjoti nga Mallakastra e Eger, me kete emer eshte pagezuar kjo zone, per shume kohe ka qene krahu i djathte i Enver Hoxhes. Ka qene pjesemarres ne Luften e Spanjes dhe sipas Hoxhes, pas thyerjes se luftes antifashiste shkoi ne nje kamp refugjatesh ne France, ku ndenji tre vjet. Mehmet Shehu gjate Luftes kishte shprehur shenja pakenaqesie, sepse ne Konferencen e Pare te Vendit ne Labinot, ne mars 1943, u zgjodh vetem kandidat i Komitetit Qendror dhe ne Kongresin e Permetit, ne maj 1944, atij nuk iu dha grada gjeneral si disa te tjereve.

Akuzat absurde per Mehmet Shehun

Nga analizat qe u bene nga perkrahesit e Enver Hoxhes, Mehmet Shehun e akuzuan se gjoja qe gjate Luftes, kur Divizioni i Pare do te kalonte ne veri te Shkumbinit bente lojen e anglo-amerikaneve, te cilet donin ta mbanin Shqiperine e Veriut nen ndikimin e tyre. E akuzuan gjithashtu per masakren e fshatareve te Myzeqese. E kjo sipas tyre behej per te goditur vijen qe ndiqte Partia Komuniste, qe me vone do te merrte pushtetin.Mehmet Shehut iu thane dhe iu vune etiketime te ndryshme duke e cilesuar agjent te anglo-amerikaneve, te gjermaneve, italianeve, jugosllaveve, te sovjetikeve e te tjera zbulime qe e paskeshin rekrutuar ate! eshte e kuptueshme se pse u hodh kaq balte mbi kete personalitet qe gjithnje e quanin "hero legjendar", kur i thureshin e i kendoheshin kenge heroike per trimerite e treguara.Trille te Enver Hoxhes dhe ndihmesve te tij “Nga vleresimet qe i benin situates ne Shqiperi ne fund te vitit 1944, sherbimet e zbulimit anglez parashikonin organizimin e nje opozite te fuqishme qe t'i kundervihej shtetit komunist qe mund te krijohej pas Luftes se Dyte Boterore.

Nder elementet kryesore te kesaj opozite ata llogarisnin edhe Mehmet Shehun. Ai eshte komunist, por ambicia e tij personale ia kalon besnikerise ndaj Partise. Seksioni i zbulimit anglez per Shqiperine e cileson Mehmet Shehun ‘si i vetmi njeri me perkrahes te mjaftueshem qe do te jete i rrezikshem per Hoxhen! Material komprometues per qendrimin e M. Shehut ne sherbim te zbulimit amerikan eshte edhe letra qe agjenti i CIA-s, Llari Post (i derguar me vone nga sherbimet e zbulimit amerikan ne Shqiperi), i shkruante nje te "besuarit' te vet, Hasan Reçit; ‘Ua perserita disa here qe ne duam fakte, fakte dhe fakte rreth çdo situate ose gjeje…. ‘Mjekres’ (Mehmet Shehut) i thoni shume te fala nga une. A eshte e mundur qe te me çoje ndonje raport dhe mbi gjendjen dhe aktivitetin e tij…. Kete leter mund ta shohe edhe “Mjekra”. “Mehmet Shehu erdhi ne Shqiperi e luftoi jo si komunist e partizan, por si mercenar dhe i derguar nga anglo-amerikanet per t'i sherbyer planeve te ketyre per te ardhmen e Shqiperise…”. “Kur u prishen me sovjetiket ai nuk la gje pa thene per ta, duke dale ne mbrojtje te Enver Hoxhes dhe vijes se tij. Sovjetiket e humben durimin, e pane te humbur davane e tyre. Ata ne fillim vendosen ta paralajmeronin agjentin e tyre. Keshtu Hrushovi ne nje fjalim publik tha: "Udheheqja shqiptare eshte e shitur per 30 aspra".

Pak me vone se ç'shkruajti nje gazete italiane dhe me ne fund sovjetiket vendosen ta djegin agjentin e tyre, te djegur ne faktet nga agjenturat e tjera huaja. Komiteti Qendror i PK te BS i dergoi nje leter KQ te Partise sone me te cilen e akuzonte Mehmet Shehun si agjent te imperializmit. Neve kjo leter na erdhi pikerisht ne nje kohe qe ishim thike e ne pike me hrushovianet, kur Mehmet Shehu tregohej i flakte kunder tyre dhe nuk na shkonte mendja te dyshonim kunder tij: E lexuam letren ne Byrone Politike, ne prani edhe te Mehmetit, dhe e hodhen poshte si nje provokacion te ulet te Hrushovit me shoke per te na perçare. Mehmet Shehu mori fryme, e hodhi lumin. Pas vetevrasjes se Mehmet Shehut u gjeten dokumente qe vertetojne se Mehmet Shehu ishte agjent edhe i Inteligjent Servisit. Ne to jepet emri i tij dhe disa pseudonimeve te kodifikuara si BAB-008 etj. Nga ato del se Mehmet Shehu kishte marre edhe para per sherbimet qe kishte bere dhe qendra porosiste qe te mos e ngitnin, çka donte te thoshte se ai ishte nje agjent potencial, nga ata qe lihen sikunder thuhet ne gjuhen e agjenturave, "ne gjume" per t'i perdorur kur u duhen…. Mehmet Shehu ne vitin 1972 shkoi ne Paris per nje operacion, i shoqeruar nga nje ekip qe e shoqeroi ne OKB, dhe me te shoqen Fiqret Shehun. Atje mori kontakt me nje personalitet te CIA-s amerikane….

CIA i rekomandoi te veproje, por pa u kompromentuar ai vete. I dha tri variante per eliminimin e Enver Hoxhes; Me aksident automobilistik, me atentat me pushke nga larg, me helm o veprim te vonuar. Iu la ne dore Mehmet Shehut te vinte ne veprim ate variant qe do ta gjente me te mundshem…. Dihet se M. Shehu u nis per ne Nju-Jork ne krye te nje delegacioni qeveritar per ne OKB. Udhetoi me transatlantikun anglez Luksoz "Kuin Elisabet". Me kete anije udhetonte edhe Titoja si dhe Hari Fulc, qe per Partine e Punes ishie agjent i CIA-s si dhe Randoif Çurçilli qe ishte personalitet i rendesishem i Inteligjent Servisit e qe ne vapor u paraqit si gazetar. M. Shehu shoqerohej nga Llambi Ziçishti, Llambi Peçini dhe Gani Kodra, te cilet u arrestuan e denuan veç te tjerash edhe per takimet e bisedimet e fshehta qe kishte bere Mehmet Shehu me Titon, Fulcin e R. Çerçillin, te cilet konsideroheshin agjente dhe se Mehmet Shehu u parashtroi atyre qendrimet e Partise se Punes, acarimet qe po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qendrimin qe do te mbante Partia e Punes ne mbledhjen e Moskes”. Megjithate keto nuk rezultojne absolutisht te verteta.

“Vetevrasja”

Lidhur me vetevrasjen e Mehmet Shehut, Ramiz Aiia pohon: "Une vajta ne zyren e Enverit dhe ai me tha: E di ti Ramiz qe ne kemi ca dokumente te vjetra te Mehmet Shehut?! Une vertet nuk dija gje per keto dokumente. Keto ishin ne kasaforten e Hysniut. Çelesat i kishte Enveri. M'i dha t'i shikoja dokumentet ne fjale. Ato ishin disa kartela, me sakte njezete cope. Kartela te Inteligjent Servis, ishin ne gjuhen angleze.

Une anglishten nuk e njoh mire, marr vesh tek-tuk ndonje fjale. Por ne baze te nje leximi logjik, te shprehem ashtu, shikoj qarte qe Mehmet Shehu ishte rekrutuar si agjent i Inteligjent Servis qysh ne kampin e perqendrimit ne France, pas Luftes se Spanjes. Pastaj me te kishin mbajtur kontakt oficeret nderlidhes angleze ne Shqiperi qe ishin prezente gjate luftes. Kjo lidhje me te, shkonte deri ne vitin 1953, kur Mehmeti zgjidhet kryeminister. Midis vitit 1945 dhe 1953 ne dokument thuhej, se ka lekundje te Mehmetit; se po anon shume nga sovjetiket. Dokumenti i fundit eshte ai i vitit 1953, ku thuhej, se pasi Mehmeti u be kryeminister, duhet te lidhet anash, duhet te lihet i qete, te mos ngacmohet me tej…. Une personalisht keto dokumente i pashe per here te pare.

Siç me shpjegoi Enveri, keto dokumente efektivisht ishin dorezuar ne ambasaden tone, me duket ne Vjene, ne vitin 1964, nga nje njeri i cili kishte thene se ka edhe dokumente te tjere, nese ishim te gatshem t'i paguajme diçka. Enveri kishte qene i bindur, keshtu se paku me tha mua gjate kesaj bisede, se puna e dokumenteve ishte nje provokacion per te futur grindje dhe perçarje ne udheheqjen shqiptare. Ishin vitet kur ne u ndame me sovjetiket dhe me kujtohet qe pati nga ana e shtypit sovjetik shume te pareshtura per personalitetet kryesore te jetes politike te Shqiperise. Midis te tjerash akuzohej Mehmeti qe ka lidhje me imperializmin. Prandaj duke pasur parasysh te gjitha keto, raportet e acaruara ne fazen postsovjetike, Enveri dhe Hysniu konkluduan se kemi te bejme me nje provokacion.

Por te gjitha keto u aktualizuan pas vetevrasjes se Mehmetit... Me kujtohet qe ne vitin 1987 une mora nje leter nga nje ambasade jona ne Ameriken Latine. Ne ate leter thuhej se nje i panjohur amerikan kishte dorezuar nje dokument, me anen e te cilit konfirmohej se te gjitha dokumentet qe ishin dorezuar ne vitin 1964 ishin te verteta. Une letren ua lexova anetareve te Komitetit Qendror te Partise me qellim njoftimi…” Mehmet Shehu ne letren e lamtumires qe i shkruan Enverit shprehej: "... Nuk me dhe mundesi; s'pata mundesi qe te sqarohem plotesisht per ngjarjen dhe une po e kryej kete akt, edhe pse e di qe eshte kunder normave partiake. Ramiz Alia eshte Hrushov, ndersa Kadri Hazbiu eshte intrigant Jago …".

Kadri Hazbiu kunder Mehmet Shehut

Kadri Hazbiu e denoi vetevrasjen e Mehmet Shehut si akt armiqesor dhe vete ate si armik te eger. Pasi Enver Hoxha ia dha materialet qe gjoja dispononte per Mehmet Shehun, qe “implikohej si agjent konspirator”, Kadri Hazbiu ben autokritike dhe shprehej:"…. Ketu nuk eshte fjala per çdo lloj veprimtarie, por per nje pune agjenturore te mirefillte te Mehmet Shehut, nje kryeagjent dhe jo vetem ne kete rrjet, por i vjeter ne aktivitet…. Une kisha besim se Mehmet Shehu nuk mund te kishte nje rrjet e mbeshtetje aq te gjere e te organizuar ne Ministrine e Puneve te Brendshme, me perjashtim te Feçor Shehut e te ndonje tjetri si ky…".

Por implikimet qe vinin nga hetuesia nepermjet gojes se Fiqret Shehut, e cila mbante ligjerata patetike per "organizaten kunderrevolucionare te poliagjentit M. Shehu", ku fuste edhe veten e saj perfshiu dhe Kadri Hazbiun. Kadriun e derguan edhe ne Mallakaster qe te fliste kunder Mehmet Shehut. Enveri kishte metode efikase te likuidimit te kundershtareve. Vinte njerin kunder tjetrit, pasi i lodhte e i lodhte, me nje kembengulje te çuditshme i rraskapiste e i telendiste dhe pastaj i çonte ne humbje te dy kundershtaret. Aq shume Hoxha i godiste psikologjikisht viktimat e tij, sa qe kundershtaret i vriste me autokritiken e vet. Keshtu Kadriu ne autokritiken e vet shprehet: "...

Mbi mua ka ndikuar edhe presioni i armiqve qe me rrethonin si ata qe kam pasur ne vartesi (Mihallaq Ziçishti, Feçor Shehu, Zoi Themeii, Llambi Peçini e te tjere), ashtu edhe ata qe me drejtonin operativisht ne rruge shteterore si Mehmet Shehu e Boqir Balluku dhe se bashku me ta edhe keshilltaret sovjetike qe ishin (futur ne çdo sektor te sigurimit. Keta nga nje ane sabotuan ne shpinen time dhe, nga ana tjeter, benin presion te vazhdueshem per gjoja kujdesin qe duhet te kishim qe te mos binim ne trockizem e ne metodat jugosllave ne ndjekjen e te dhenave qe çonin drejt dyshimeve per armiq te kamufluar mire e ne vende me pergjegjesi. Ky presion nuk behej direkt mbi mua, por mbi te gjithe punonjesit e sigurimi...".


Vijon...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama