Doktoret paralajmerojne duhanpiresit part time

Doktoret paralajmerojne duhanpiresit 'part time'

Të qenurit duhanpirës 'socialë' ju bën tri herë më shumë të rrezikur nga sëmundjet e zemrës, paralajmërojnë doktorët. Vetëm një cigare në ditë mund të trefishojë rrezikun në krahasim me njerëzit që nuk kanë tymosur kurrë, thotë Fondacioni britanik i Zemrës (BHF).

Ata thonë se hulumtimi duhet të jetë një paralajmërim për 1.1 milion duhanpirësit “part time” (me kohë të pjesshme) në Britaninë e Madhe që janë duke "bërë shaka “ me shëndetin e tyre. Kërkuesit shkencorë gjetën se pirja e duhanit nga një deri në katër cigare në ditë rrit ndjeshëm normën e sëmundjeve të zemrës, dhe vdekjen nga të gjitha shkaqet.

Normat e prekjes nga kanceri i mushkërive gjithashtu ngrihet ndjeshëm tek gratë që ishin duhanpirëse e të paktën një cigareje në ditë, thotë kërkimi i BHB-së. 

Megjithatë, vetëm një e katërta e duhanpirësve me kohë të pjesshme janë të shqetësuar për dëmtimin e shëndetit të tyre, duke e kaluar një mesatare prej 37 cigare në javë.

Dr Mike Knapton, drejtor mjekësor i BHF-së, tha se ky hulumtim tregon se shumë duhanpirës me kohë të pjesshme dhe ata socialë vazhdojnë të pijnë duhan mjaftueshëm duke vënë çdo javë jetën e tyre në rrezik.

"Ne kemi nevojë për njerëz që përballen me rrezikun e vdekjes, e cila shkaktohet nga pirja e duhanit me kohë të pjesshme dhe të plotë. 'Nuk ka nivel të sigurt për pirjen e duhanit - prova është e qartë - dhe unë u habita nga ky efekt", përfundon Dr Mike Knapton.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama