Do nderhynit kur nje vajze rreh nje djal? (Video)

Do nderhynit kur nje vajze rreh nje djal? (Video)

Nëse do të shihni një mashkull duke sulmuar fizikisht një femër në rrugë, me siguri do të ndërhynit për ta ndalur atë dhe nëse nuk do ta bënit ju, dikush tjetër do të gjente guximin të ndërhynte. Po nëse ndodh e kundërta? Një kamerë e fshehtë në Angli solli të dyja rastet. Në rastin e parë, një i ri sulmon fizikisht një vajzë. Thuajse të gjithë aty pranë, kush më herët e kush më vonë reaguan duke e ndalur atë.

Në rastin e dytë, i njëjti çift situatë e kundërt: këtë herë vajza ushtron dhunë ndaj djalit. Dëshmitarët e dhunës, jo vetëm që janë pasivë dhe nuk ndërhyjnë, madje e shijojnë gjithë skenën, dikush duke e filmuar atë, të tjerë duke qeshur. Filmimi është pjesë e një fushate kundër dhunës në familje. Sipas statistikave numri i meshkujve që pësojnë dhunë psikologjike dhe fizike në Angli nuk është i vogël, plot 40 për qind e tyre.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama