Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan- Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane i bashkangjitet aktivitetit

TIRANË, 10 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - "Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë i bashkangjitet eventit "Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan" ose e njohur ndryshe edhe me titullin si "Festa letrare e shqiptarisë amerikane", organizuar nga Botuesi i RevistaKuvendi Detroit, shkrimtari dhe Publicisti, Pjeter Jaku, që do të zhvillohet në datat 13-14-15 nëntor.

Në lajmin që bëhet me dije për Zërin e Amerikës, nga vetë Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Raimonda Moisiu, theksohet se shkrimtarët që kanë konfirmuar pjësmarrjen janë shkrimtari dhe poeti Dalan Luzaj, poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Presheva, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe romancieri Ramiz Gjini, dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan , Petraq Janko.

"Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan" ose ndryshe "Festa letrare e shqiptarisë amerikane", organizuar nga Botuesi i i RevistaKuvendi Detroit, shkrimtari dhe Publicisti, Pjeter Jaku, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajojnë e mbështetin shkrimtarë, poetë dhe artistë, që identifikojnë Letërsinë e shqiptarisë amerikane, të Diasporës, dhe i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.

"Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan" dhe SHSHSHA-së, thene ndryshe Letërsia e Diasporës do sjellin për tre ditë radhazi zbulimin e zërit të veçantë e veprave të Rilindjes, shpirtit shqiptar, shqiptaro-amerikan e krijues të letrave shqipe, ideve të artit si frymëzim shpirtëror, dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes, formimit fizik e intelektual, shprehin më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë.

Në dashuri, në art, jetën social-ekonomike-politike njeriu është gjysma, gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij.

"Festa letrare e shqiptarisë amerikane, forcë e madhe krijuese dhe vetmohuese në Diasporë" shprehet Raimonda Moisiu shkrimtarja, publicistja, gazetarj e pavarur, njëherazi Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e cila prej disa dekadash merret me krijimtarinë në lëvrimin e të trejave zhanreve, poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama