Diten kur Albert Ajnshtajni vdiq. Historia e nje fotografi (foto)

Histori/Kulturë/6,Tetor/ATSH/Albert Ajnshtajn, teoritë e të cilit shpërthyen dhe riorganizuan idetë tona se si funksionon universi, vdiq më 18 prill 1955, prej pushimit të zemrës. Ai ishte 76 vjeç. Funerali dhe ceremonia e djegies u organizuan në mënyrë private, dhe vetëm një fotograf arriti të kapë ngjarjet e asaj dite të jashtëzakonshme: Ralph Morse.
I armatosur me aparatin e tij dhe me uiski, për të hapur dyert dhe për të liruar gjuhët, Morse përpiloi një dokumentim të heshtur dhe të thellë të ikjes së ikonës së shekullit të 20-të. Por përveç një imazhi tashmë të njohur, të zyrës së Ajnshtajnit, pikërisht ashtu si ai e la atë, e shkrepur disa orë pas vdekjes së tij, fotot e tjera që Morse bëri atë ditë, nuk u publikuan kurrë. Me kërkesën e djalit të Ajnshtajn-it, i cili kërkoi që privatësia e familjes të respektohej, ndërsa ata mbanin zi, redaktorët e revistës LIFE, zgjodhën që të mos e publikonin të gjithë historinë, dhe për më shumë se pesë dekada, fotografitë e Morse qëndruan në arkivat e revistës, të harruara. Historia se si Morse i bëri fotot, ofron ndërkohë një mësim mbi këmbënguljen dhe mbi të menduarin.

Pas marrjes së një telefonate në një mëngjes prilli nga editori i LIFE që Ajnshtajni kishte vdekur, Morse rrëmbeu aparatin e tij dhe udhëtoi 90 milje nga shtëpia e tij në veri të New Jersey, në Princeton.
"Ajnshtajni vdiq në Spitalin Princeton" - thotë Morse, tani 96 vjeç, "kështu që unë u drejtova për aty në fillim. Por ishte shumë kaos, gazetarë, fotografë kudo. Kështu që unë shkova tek zyrat e Ajnshtajn-it, në Institutin për Studime të Avancuara. Gjatë rrugës, u ndala dhe bleva disa shishe uiski. E dija që njerëzit mund të ngurronin të flisnin, por shumica e njerëzve janë të lumtur të pranojnë një gllënjkë alkol, në vend të parave, në këmbim të ndihmës së tyre. Kështu që unë shkova në ndërtesë, gjeta mbikëqyrësin, i dhashë atij shishen e uiskit dhe kështu ai e hapi zyrën".
Gjatë pasdites, trupi i Ajnshtein-it u zhvendos për një kohë të shkurtër nga spitali në një shtëpi funerale në Princeton. Arkivoli i thjeshtë që mbante trupin dhe post-autopsinë, qëndroi në shtëpinë funerale për thuajse një orë. Morse bëri rrugën e tij deri aty, dhe pa dy burra që po ngrarkonin shpejt një arkivol në një makinë varrimi. Për aq sa Morse dinte, varrimi i Ajnshtajn-it ishte i pashmangshëm. Duke shpresuar që të zbulonte një vend ku të pozicionohej pranë varrit, ai u nis me shpejtësi drejt varrezave të Princeton.
"Unë udhëtova drejt varrezave për të gjetur se ku do të varrosej Ajnshtajn-i ", kujton Morse. "Por duhet të ketë pasur nja dy duzina varre që ishin gërmuar atë ditë. Pashë një grup djemsh që po gërmonin një varr. I ofrova atyre një shishe duke i pyetur nëse dinin diçka. Njëri prej tyre tha: "Ai do të digjet për rreth 20 minuta. Në Trenton!. "Kështu që unë u dhashë atyre pjesën e mbetur të uiskit, u hodha në makinë dhe arrita në Trenton, pak përpara se të arrinin miqtë dhe familjarët e Ajnshtajnit".
"Nuk kisha pse ti thoja askujt se nga isha" - thotë Morse. "Isha i vetmi fotograf aty, dhe ky ishte si një lloj fati, që nëse do të kishte një fotograf , ai do ishte nga revista LIFE".
Në një moment në fillim të ditës, Hansi i biri i Ajnshtajn-it, e pyeti Morse për emrin, një hetim miqësor, në dukje i parëndësishëm, por që do të provonte brenda disa orëve se do të kishte pasoja të rëndësishme. "Ndërsa dita ecte çuditshëm, unë isha shumë i emocionuar"- kujton Morse, "sepse e dija që unë isha i vetmi që do të kisha këto foto. Ky ishte një lajm i madh! Ajnshtajni ishte një figurë e madhe publike, me famë botërore, dhe ne kishim befas këtë "story".
Ai u nis për në Manhattan, drejt zyrave të revistës LIFE, i sigurt që do ti ishin mirënjohës për atë zbulim të jashtëzakonshëm. "Unë arrita në Nju Jork me filmin, dhe aty ja ku mu shfaqën "shenjat" në të gjithë zyrën :" Ralph, duhet të takosh Edin!". Ed Thompson ishte kryeredaktor i revistës. Një gazetar i madh. Edi tha: "Ralph, kam dëgjuar se ti ke një dreq eksluzive? Unë thashë - "Po, e kam." Dhe ai tha: "Mirë, nuk do ta publikojmë". U habita. Doli se djali i Ajnshtajn-it, Hans, kishte telefonuar, ndërsa isha rrugës për në New Jork, dhe kishte kërkuar që ne të mos ti publikonim ato foto, të respektonim privatësinë e familjes.
"Kështu Edi vendosi të mos i publikojë. Nuk mund të drejtosh një revistë pa një editor që të marrë vendime, dhe Edi e kishte marrë të tijin. Kështu unë mendova: "Ok, pra ky ishte një nga ato rastet, " dhe vazhdova me detyrën e radhës. Mendova se fotografitë nuk do ta shikonin më dritën e diellit, dhe harrova çdo gjë rreth tyre".
60 vjet më vonë, revista LIFE, paraqiti një përzgjedhje të fotografive nga ajo ditë - fotografi që tregojnë vendin në një mëngjes pranvere në New Jersey, kur Ralph Morse e gjeti veten duke vrapuar rreth spitalit e varrezave, në përpjekje të zbulonte se çfarë u bë me të ndjerin, të madhin Albert Ajnshtajn. . .
Së fundi: Historitë e treguara për trurin e Ajnshtajn-it, të cilin mendohet se Dr. Thomas Harvey e largoi gjatë autopsisë, duke e ndarë me kujdes në seksione, për ta mbajtur pastaj për qëllime shkencore, dhe intrigat që lidhen me organin e famshëm, janë shumë të ndërlikuara për tu zgjidhur në këto foto.
Megjithatë, në ditën që Ajnshtajn-i vdiq, Ralph Morse arriti të bënte disa fotografi të shpejta të Dr Harvey në spital. Morse thotë se ai është i sigurt se nuk ishte truri i Ajnshtajn-it nën thikën e Dr. Harvey, në foton që përfundon galerinë më poshtë. Pas një pauze, Morse thotë: "Ju e dini, që ka kaluar një kohë mjaft e gjatë dhe unë nuk i mbaj mend të gjitha detajet, kështu që çfarëdo që ai po priste atje...". Dhe fjalët e tij mbeten në ajër.
Pastaj, çuditshëm, Morse qesh. (Galeria e fotove)

the-day-einstein-died-05 the-day-einstein-died-06 the-day-einstein-died-07


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama