Dita e Lumturimit te Nene Terezes- Shqiperia ne EXPO 2015 me Trendafilat e Arbrit

expoTIRANE, 15 Tetor /ATSH-E.Xhajanka/- Dita e Shqipërisë në EXPO 2015, në Milano do të kulmojë në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, më19 Tetor.

Të ftuar të veçantë do të sjellin një rikthim në histori përmes një grupi artistesh arbëreshë që do të përcjellin dëshmi të gjalla të ruajtjës dhe mbarështimit të kulturës Arbëreshe. Një prej komuniteteve më aktive Arbëreshë në Itali, "Kamastra", nën përkujdesin e Fernanda Pugliese, do të performojnë në këtë ditë të veçantë përbashkuese për mbarë shqiptarinë. Aktivitetet do të vijojnë me pjesë letrare, të shkëputura nga Revista Kamastra dhe Romanet "Une nuk të dua" dhe "Persërit pas meje" të shkrimtares dhe studiueses arbereshe Fernanda Pugliese të botuara nga Mnamon, Milano. Fragmenteve studimore dhe prezantimi i Fjalorit të ri të Gjuhës së folur Arbereshe, nga autoret Prof. Fernanda Pugliese dhe Prof. Giovanni Agresti, i Univeristetit të Teramos.

Koncert i Trios Arbereshe do të pasojë aktivitetet.

expo 2Antonella Pelilli, është një nga zërat më të spikatur përçues të kulturës arbereshe në Montecilfone dhe është përkufizuar si një nga zërat më të talentuar, origjinale dhe të papërsëritshëm. Antonella është përzgjedhuar për të kënduar gjatë vizitës së Papa Franceskut në Molise, këngën e dirigjuar nga Maestro Fio Zanotti, vetë autori që shkroi këngën për Placido Domingo. Ka përfaqesuar vendin e saj në Columbus Day, në New York ne 2004. Si soprano lirike, ka interpretuar personazhe unike si Mimì e La Boheme, Kontesha e Martesa e Figaros, Magda e Puçinit etj. Eshtë ndër kengetaret e rralla që falë zërit për përshtatshmërisë së saj artistike përcjell në një mënyrë moderne këngen arbereshe.

Ndërsa Pasquale Capobianco, kitarist, kompozitor, arranxhues. Ka kompozuar për kolona zanore për filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër ndër të cilët dhe "Isha Mbret", fitues i Napoli Film festival. Me bandën e tij Osanna, grupi historik rock progresiv ka marrë pjesë në tourney botërore duke bashkëpunuar edhe me emra me peshësi Pino Daniele, Banco del Mutuo Soccorso, New Trolls, David Jackson, Alan Sorrenti.

ekspo 3Kolazhit të zërave artistik arbëresh do ti bashkohet edhe Max Fuschetto, një kompozitor italian dhe multi-instrumentistë. Ai ka realizuar punë diskografike voluminoze si "Popular Games " prezantuar në Rai Radio Tre dhe transmetuar edhe Deutschlandfunk Radio Berlin. Ka kompozuar për dokumentare me metrazh të shkurtër kulturorë dhe etnolionguistike; Harmoni Mistike ne Madonna dell'Arco-Na; Mater Mediterrane etj.

"Trendafilat e Arbit " eshte dhe titulli i kenges se regjistruar ne bashkepunim me kantautorin Andrea Chimenti, titull i cili do të jetë dhe logo eventit në këtë ditë të shënuar.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama