Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut aktivitete ne Shqiperi

Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut, aktivitete ne Shqiperi

Më 10 Dhjetor të vitit 1948 u nënshkrua Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Që nga ajo kohë, në mbarë botën më 10 të këtij muaji bota shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Kjo dihet shënohet edhe në Shqipëri me një sërë aktivitetesh. Sot në Tiranë është duke u organizuar një konferencë kombëtare për të drejtat e njeriut, me një theks të veçantë mbi minoritetet. Në këtë konferencë janë të pranishëm përfaqësues të minoriteteve dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues politik, si kreu i PPDNJ, Vangjel Dule.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama