Dita Boterore e Vezes Sa veze ne dite mund ti hani?

Dita Boterore e Vezes: Sa veze ne dite mund ti hani?

Dita e Botërore e Vezës, nuk është asnjëherë në datën e saktë, por vjen në vikendin e dytë të tetorit. Megjithëse në Kosovë nuk shënohet kjo ditë, nëpër botë vazhdimisht publikohen të dhëna se sa vezë guxojmë ti konsumojmë dhe çfarë efekti kanë. Vezët janë ndër ushqimi më me kalori në planet. Vetëm imagjinoni, një vezë e tërë përmban të gjithë përbërësit e nevojshme për ta kthyer një qelizë të vetme në një zogë, i vogli i pulës. Megjithatë, vezët kanë marrë një reputacion të keq për shkak të kolesterolit të lartë në verdhët e saj.

Në të vërtetë, një vezë e mesme përmban 186 mg të kolesterolit, i cili është 62% e asaj që rekomandohet në ditë. Njerëzit besonin se në qoftë se keni ngrënë vezë, kolesteroli ngritët në gjak dhe kontribuon në sëmundjet e zemrës. Por zbulimet e fundit thonë se trupi i secilit rregullon nivelin e kolesterolit. Por a e keni ditur se: Nga çfarë varet ngjyra e lëvozhgës së vezës? A bën mirë të hahet në mëngjes? Pas sa kohësh skadojnë?

1. Pjesa e verdhë e vezës, është burim i shkëlqyer i një substance që njihet edhe si vitamina J, shumë e rëndësishme për të përmirësuar funksionet neurologjike dhe inflamacionet.

Kjo vitaminë këshillohet shumë edhe për gratë shtatzëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Prej kohësh vezët konsiderohen si armike të kolesterolit, por studimet e kohëve të fundit, përgënjeshtrojnë kategorikisht këtë ide. Ngjyra e të verdhës së vezës varet nga lloji i ushqimit që ka ngrënë pula dhe nuk ka të bëjë aspak me veçoritë ushqyese të saj të vilat nuk pësojnë ndryshime negative.

2. Ka ndryshim mes vezëve që e kanë lëvozhgën me ngjyrë të bardhë dhe atyre që e kanë ngjyrën disi të kuqe? Jo, asnjë. Nga këndvështrimi i vlerave ushqyese ato janë të njëjta. Por pak njerëz e dinë që vezët me lëvozhgë të bardhë bëhen nga pula me pendë të bardha dhe e anasjellta, pulat me pendë të kuqe bëjnë vezë të kuqe.

3. Sipas një studimi shkencor, një mëngjes i pasur me proteina, ndihmon në shmangien e kalorive, yndyrnave dhe sheqernave të tepërta. Gabimi më i madh është që të mos hash fare mëngjes. Sikur të hani të paktën një vezë në javë në orët e mëngjesit, do të shihni se ndjesia e pangopjes do të zhduket duke ndihmuar kështu në eliminimin e mbipeshës.

4. Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji. Gjithsesi, nëse keni dyshime, zhysni një vezë në një gotë uji: Nëse veza zhytet vazhdon të jetë e freskët, nëse qëndron në mes, mund të konsumohet dhe nëse qëndron tërësisht në sipërfaqe është shumë e vjetër, ndaj më mirë hidheni.

5. Mosha e pulave është shumë e rëndësishme për cilësinë e vezës. Sipas një studimi amerikan, vezët më të mira janë ato që bëhen prej pulave të reja dhe nga ato që janë më të vjetrat. Sa për pulat me moshë mesatare, ato prodhojnë vezë më pak të shëndetshme.

Vezët ilegale

A e keni ditur se vezët e SHBA-së janë ilegale në supermarketet e Britanisë së madhe dhe vezët e Britanise janë ilegale në supermarketet e SHBA.

Departamenti i Agrikulturës në SHBA i ndalon supermarketet e Britanisë së Madhe, por edhe vezët e prodhuara në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, sepse shkojnë në market pa u larë. Kurse fermerët amerikanë i kalojnë në disa procese vezët për ti larë e pastruar nga çdo bakter që mund të kontaminojë produktin.

Nga ana tjetër, shtetet e Bashkimit Evropian i shesin vezët e palara për disa arsye. E para sepse një vezë e palarë mendohet se vjen vërtet direkt nga pula. E dyta sepse mendojnë që një proces larës mund të jetë arsyeja që veza mund të kontaminohet dhe ti shkaktohet dëm serioz.

Sipas të dhënave mjekësore, një vezë me përmasa mesatare përmban:

• 20% të kërkesës ditore të vitaminës A.

• 10% e kërkesës ditore me vitaminë D, të nevojshëm për ndërtimin e skeletit.

• 10% të kërkesës ditore me vitaminë E, anti-oksidant natyral që ul efektin e plakjes.

• 10% të kërkesës ditore me vitaminë K, e nevojshme për koagulimit e gjakut.

• Dhe shumë vitamina B, të cilat përfshihen në reaksionet kimike brenda trupit.

Por edhe vlerta minerale nuk janë të pakta. Një vezë përmban 17% të nevojave tona për fosfor, 15% të nevojave për hekur, i cili është i rëndësishëm për oksigjenimin e duhur të indeve.

Vlerat energjike për 1 vezë të mesme 60 g: 90 kcal (75 në të verdhën e vezës dhe 15 në të bardhën) me 7 g proteina (tek e bardha)

Pra është ekonomike, praktike, e pasur në të gjitha drejtimet … dhe përdoret në shumëllojshmëri recetash!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama