Diell rrezikon te permbyset me koke poshte!

Diell rrezikon te permbyset me 'koke poshte'!

Fusha magnetike e diellit është gati për “rrokullisje me kokë poshtë”, nëse shfuqizohet polarizimi i saj. Në gusht, NASA deklaroi se kjo do të mund të ndodhte çdo tre në katër muaj edhe pse do të ishte e pamundur për të identifikuar një datë më specifike.

 

Fizikanti diellor Todd Hoeksema nga "Stanford University" ka deklaruar se ky shfuqizim jep "efekte gurgullirë" përmes të gjithë sistemit diellor. Në bazë të deklarimeve të NASA-s, fusha magnetike e diellit, zakonisht ndryshon polaritet çdo 11 vjet. Krahasuar me herën e fundit, fusha magnetike e rrokullisur e Tokës ishte thuajse 800.000 vjet më parë.

 

Kur kjo ndodh polet e kundërta magnetike ndërrojnë vendet e në këtë mënyrë fusha magnetike është e përmbysur. Ndryshimi i poleve vjen në pikun e secilit sistem diellor, teksa "dinamo e brendshme magnetike" e diellit riorganizon veten. Mekanizmi që çon në këtë "revolucion" magnetik ende nuk është kuptuar nga kërkuesit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama