Diamanti me i madh i verdhe ne bote shitet per 14.5 milione franga

Diamanti me i madh i verdhe ne bote shitet per 14.5 milione franga

Bëhet fjalë për shumën më të lartë që është dhënë ndonjëherë për një gur të kësaj ngjyre. Diamanti i verdhë i quajtur “Graff Vivid Yellow” ka saktësisht 100.09 karat. Diamanti kishte dalë në ankand, që ishte organizuar nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” në Gjenevë. “Graff Vivid Yellow” është një nga diamantet më të mëdha të verdhë në botë. Megjithatë, shitja kishte ndodhur vetëm në përpjekjen e dytë, sepse herën e parë ishin ofruar vetëm 12.6 milionë  franga, që ishte nën çmimin e vlerësuar raporton Albinfo.

 

Një tjetër xhevahir i ankandit nuk ka gjetur blerës. Diamanti “De la Victoire”, që ishte zbuluar në vitin 1945 në një minierë në Afrikën e Jugut, ka 31,34 karat. Sido që të jetë, thuhet të jenë mbledhur më shumë se 120 milionë franga zvicerane në një mbrëmje ankandi. Një total prej 525 objekteve u shitën në ankandin e Gjenevës “Sotheby”. Të mërkurën konkurrenti tjetër “Christie”, po ashtu në Gjenevë, kishte sjellë diamantin “Blue” me 13.22 karat, që mund të shitet deri 25 milionë dollarë. Të dy shtëpitë e ankandeve organizojnë çdo vit në muajin maj dhe në nëntor ankandet më të mëdha në Gjenevë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama