Diabeti 10 keshilla per ditet e nxehta

Diabeti, 10 keshilla per ditet e nxehta

Secili i gëzohet orëve të zgjatura të ditës për t’iu kënaqur aktiviteteve në natyrë gjatë muajve të verës. Vera poshtu është koha për fluturime me avionë, anije apo veturë. Për ata që jetojnë me diabet, muajt e verës mund të paraqesin rrezik shëndetësor nëse nuk janë të kujdesshëm. Lagështia dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në funksionimin normal të gjëndrave të djersës, duke u pamundësuar personave me diabet ta ulin temperaturën e trupit. Bartni kapelë që ua mbron kokën dhe fytyrën nga djegiet e diellit, përveç se që ju freskon. Ka mjaft kapela moderne në treg që mund t’iu përshtaten garderobës suaj verore.

Diabeti

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze(ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi perse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithësisht besohet se faktorët kryesore që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungese aktiviteti fizik dhe mbipesha. Prandaj mjekët rekomandojnë që  mjekimi i diabetit duhet duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet që e shkaktojnë atë. Kjo tregon se shumë ilaçe për diabetin parandalojnë atë që diabeti shkakton si për shembull etjen e tepruar, urinë, urinimin, irritimin, dobësinë the lodhjen. Këto ilaçe i lehtësojnë këto simptoma por ato nuk funksionojnë duke e bërë  në këtë mënyrë organizmin më të ndjeshëm ndaj insulinës, që është shkaku i 95% të rasteve të diabetit tipi2.

Sëmundja


Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Diabet do të thotë “urinim i shpeshtë”. Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t’iu përgjigjur hormonit antidiuretik.


Diabeti i sheqerit është 2 llojesh


I pari është ai që shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.

Komplikimet:


-Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
-Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
-Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike — parezë gastrike dhe impotencë.

Diabeti tip I


Prek zakonisht moshat e reja. Ai njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.

Diabeti tip II


Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).  Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.

10 këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin asinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).

3-Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane shërbejnë për kurimin e sëmundjes së diabetit
4-Diabetikët duhet të bëjnë ushtrime fizike 3-6 herë orë në javë
5. Shtoni konsumimin e ujit dhe lëngjeve të tjera
6. Mos pini pije të gazuara apo çajëra që përmbajnë shumë sheqer
7. Mos konsumoni pije alkoolike sepse ato shkaktojnë humbjen e lëngjeve
8. Pini më pak kafe sepse ajo mund ta ngrisë nivelin e sheqerit
9. Konsumoni sa më tepër fruta, perime dhe sallata të freskëta meqenëse këto ushqime përmbajnë përqindje të lartë të ujit, vitaminave dhe mineraleve
10 Mos bëni ushtrime gjatë periudhës më të ngrohtë të ditës. Bëni ushtrime në ndërtesat që kanë kondicioner ajri ose atëherë kur është më freskët

Shenjat paralajmëruese të diabetit

- Ndieni të përziera
-Keni marramendje
-Djersitje e shtuar
-Ngërçe të muskujve
-Tharje buzësh
- Lëkurë e ftohtë
- Rrahje e përshpejtuar zemre
-Kokëdhembje
-Urinim i pakësuar
-Etje
- Urinë që është e verdhë e mbyllët gjatë gjithë ditës
-Konfuzion apo humbje e orientimit

Djemtë preken më shumë nga diabeti


Kohët e fundit specialistët e shëndetësisë kanë arritur në përfundimin se djemtë janë më të predispozuar për tu sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Gjithashtu përkrahësit e punës kërkimore në fushën e qelizave zanafillëse thonë se klonimi mund të çojë në kura shumë të efektshme për sëmundje si diabeti. Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike(të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit.

Agimi i diellit dhe efekti “Somogyi


Specialistët kanë arritur në përfundimin se rreth orës 5-8 të mëngjesit niveli i glukozës në gjak rritet. Mendohet se kjo është pasojë e sekretimit të hormonit të rritjes në këto orë. Dukuria “Dawn” ndodh në njerëzit normalë, në ata me diabet tip II, dhe në 75% të atyre me diabet tip I. Efekti Somogyi: Dozat e larta të insulinës në darkë mund të shkaktojnë hipoglicemi gjatë natës; përgjigja hormonale kompensatore e trupit pastaj shkakton hiperglicemi rreth orës 7 të mëngjesit. Si dukuria Daën dhe efekti Somogyi shkaktojnë hiperglicemi në mëngjes. Për të dalluar njërën nga tjetra, bëhet matja e glukozës gjatë natës. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i lartë, shtohet doza e insulinës në darkë. Nëse niveli i glukozës gjatë natës është i ulët, duhet ulur doza e insulinës në darkë.

Këshilla për udhëtim


Nëse do të niseni për rrugë, merrni me vete barna në sasi të mjaftueshme. Për të qenë krejt të sigurtë, merrni pak më shumë se ç’ju duhet normalisht. Merrni pak më shumë ushqime të lehta me vete, në mënyrë që të mos ju bie niveli i sheqerit gjatë vonesave në trafik. Mbajini barnat në vend të ftohtë dhe të errët. Mos ia ekspozoni barnat dritës direkte të diellit dhe as mos i lini në vend ku ka temperatura tepër të larta siç është dollapi i veturës (kroskoti). Nëse jeni duke udhëtuar me aeroplan, në çdo 1-2 orë duhet të lëvizni nga vendi në mënyrë që ta rritni qarkullimin e gjakut dhe uljen e rrezikut të mpiksjes së gjakut. Mateni nivelin e sheqerit 3-4 herë në ditë. Çdo ndryshim në klimë, ushqim apo zonë kohore mund të ndikojë në nivelin e sheqerit.

Tregohuni të zgjuar – mbrojini këmbët tuaja


Personat me diabet kurrë nuk duhet të ecin këmbëzbathur, qoftë edhe brenda shtëpisë.  Kontrolloni këmbët çdo ditë për të parë nëse eventualisht ka ulcera, fluska apo infeksione këpurdhore. Mbajini këmbët të thata gjithë kohën. Nëse mbani çorape dhe ato lagen nga djersitja, ndërrojini menjëherë. Neuropatitë diabetike e ulin ndjeshmërinë e këmbëve, duke e vështirësuar kështu detektimin e problemeve. Ecja këmbëzbathur nëpër sipërfaqe të nxehta siç janë rrugët, vendkalimet, kuvertat e anijeve apo rëra e plazhit mund të shkaktojë djegie të rënda dhe infeksione.  Mbani sandale të mbyllura për plazh gjithë kohën dhe kontrolloni nëse në brendi të tyre kanë ngelur copëra gurësh, rërë,  etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama