Deshironi pushime pa limit? Ja ku duhet te punoni

Deshironi pushime pa limit? Ja ku duhet te punoni

A jeni të lodhur me vetëm dy javë pushime në vit? Ndoshta ju duhet të punoni në kompaninë e shefit Richard Branson, i cili beson se punonjësit duhet të lejohen të marrin pushime sa kohë që ata duan.

Miliarderi shpalosi politikën e pushimeve të kompanisë “Virgin” në faqen e internetit ditën e mërkurë, me titull "Ja pse ne po e lëmë stafin të marrë aq pushime sa ata duan".

Stafi në kompaninë “Virgin Group” janë të lejuar të marrin pushime aq kohë sa ata duan, sa herë që ata ndjehen se mund të rrezikojnë biznesin. Ata nuk kanë nevojë që të kërkojnë një miratim paraprak. Branson tha se në qoftë se kjo taktikë rezulton e suksesshme, ajo do të qarkullojë nëpër të gjitha degët e kompanisë.

"U është lënë në dorë punonjësve të vendosin nëse dhe kur duhet të marrin disa orë, ditë, javë apo  muaj pushim" shkroi Branson.

Branson është një nga sipërmarrësit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka një pasuri prej 5 miliardë dollarësh, sipas “Forbes” dhe është i njohur për fushatat e tij publicitare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama