Demtohet pllaka me mbishkrimin osman ne hyrje te kalase se Lezhes / Ministria e Kultures denon aktin

TIRANË, 6 Tetor / ATSH / - Ministria e Kultuës ka njoftuar ne një deklarate për shtyp, se në datën 05/10/2015, pllaka me mbishkrimin osman, e cila është e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës, vetëm pak ditë më parë, është dëmtuar nga persona ende të pa identifikuar.

Ministria e Kulturës duke dënuar këtë akt dhune ndaj trashëgimisë kulturore. u bën thirrje organeve të drejtësisë të ndjekin procedurat ligjore për këtë akt flagrant. Ministria e Kulturës i bën thirrje çdo subjekti, individi, të mos prekë monumentet e kulturës, sepse ato janë identiteti ynë kulturor.

"Nuk nuk do të lejojmë askënd të përsërisë krimet ndaj trashëgimisë", shkruhet në deklaratë duke cilesuar se, " garantojmë ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës në çdo moment, sepse vlerat kulturore të trashëgimisë janë jo vetëm thesare të kombit, por një mjet i rëndësishëm edukimi për publikun dhe sidomos për të rinjtë".

Dëmtimet janë vënë re mëngjesin e së hënës nga punonjësit e kalasë. Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Shkodër, sektori Lezhë, lidhur me dëmtimin e pllakës së mbishkrimit osman në hyrje të Kalasë së Lezhës.

Specialistët e DRKK- Shkodër, kryen verifikimin e menjëhershëm në vend të dëmit të shkaktuar, dhe nga inspektimi i pllakës ata konstatuan se ka dëmtime në konturin e saj, në pjesën e majtë të sipërme dhe në mes djathtas, dëmtime vërehen edhe në një pjesë të madhe të relievit të shkronjave. Për sa më sipër u bë kallëzimi pranë organeve të rendit.

Ndërkohë që Ministria e Kulturës e ka ndjekur me shqetësim dhe përgjegjësi situatën në vend. Një grup specialistësh dhe drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, kanë inspektuar ngjarjen nga afër në Kalanë e Lezhës. Nga ekspertiza e kryer në vend nga specialistët e IMK-së dhetë DRKK-së ,në vijim të dëmtimeve në vijimësi të pllakës së mbishkrimit në hyrje të Kalasë së Lezhës, rezultoi heqja e pllakës për ta restauruar nga dëmtimet e ditëve të fundit.

Pllaka me mbishkrimin Osman, e vendosur në datën 22 tetor 2015 në hyrje të Kalasë së Lezhës ndodhet sot në laboratorin e IMK-së.

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama