Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët.
Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin e XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë.
Nga Universiteti i Leisesterit theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrnash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit.