Dembelizmin e kemi te shkruar ne ADN

Dembelizmin e kemi te shkruar ne ADN
Dembel apo punëtor, kjo nuk varet nga ju por nga gjenet tuaja. Dembelizmi mund të jetë i shkruar në ADN-në tonë, thonë shkencëtarët. Karakteristikat gjenetike mund të ndikojnë në faktin që disa njerëz të jenë më pak të motivuar për veprimtari të ndryshme dhe punë të rënda fizike, ka treguar një studim.

Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të selektojnë, minj të cilët ishin jashtëzakonisht aktivë ose jashtëzakonisht dembelë, dhe kjo sipas tyre nënkupton që gjenetika luan rol të madh në vullnetin tonë për t’u ushtruar.

Bashkautori i studimit, profesori Frank Booth nga Universiteti Missouri  thotë: “Kemi treguar që është e mundshme të jemi gjenetikisht të përcaktuar për të qenë dembelë. Ky mund të jetë hap i madh në identifikimin e arsyeve shtesë që çojnë në lindjen e obezitetit tek njerëzit. Do të ishte shumë e dobishme të dihet nëse ndonjë person i caktuar është i paracaktuar gjenetikisht në mungesën e motivimit për aktivitet fizik, pasi kjo do t’i bënte ata potencialisht më të prirur për t’u bërë obezë”.

 “Nga më shumë se 17 000 gjene të ndryshme në një pjesë të trurit, ne identifikuam 36 gjene që mund të luajë një rol në predispozicionin për motivimin në aktivitet fizik”,- thonë studiuesit.

Kërkimi konsiderohet i rëndësishëm prej shkencëtarëve pasi tashmë ata synojë të shqyrtojnë efektet e gjeneve të identifikuara në vullnetin e njerëzve për të ushtruar aktivitet fizik. Studimi është publikuar në “American Journal of Physiology”.

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama