Del ne shitje loja me e shtrenjte ne histori

Del ne shitje loja me e shtrenjte ne histori

“Destiny” është loja më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë, duke ia kaluar me 75 milionë dollarë Avatar-it, filmit më të shtrenjtë që ka prodhuar Holliwood-i. Kjo është një lojë e vendosur 700 vite në të ardhmen, dhe përqendrohet në një luftë mes njerëzve dhe alienëve.  Duket që investimi ia ka vlejtur, pasi vetëm ditën e parë nga shitja e lojës në mbarë botën janë fituar plot 800 milionë dollarë.

Loja është prodhuar nga studioja “Bungie”, e cila njihet për serinë e lojërave ‘Halo’.  Rekordi për video game-n më të shtrenjtë mbahej nga ‘Grand Theft Auto V’, prodhimi i së cilës vitin e kaluar kushtoi 275 milionë dollarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama